Politike

Kuvendi i PD/ Vokshi: I thashë Dumës e Pampurit të verifikojmë firmat, por refuzuan!

15 Nëntor 2021, 22:31 Nga DOSJA
Kuvendi i PD/ Vokshi: I thashë Dumës e Pampurit të

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka hedhur akuza të forta se gratë në parti po shantazhohen nga burrat, vetëm për faktin se kanë firmosur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së në 11 dhjetor. E ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, ajo tha se mbledhja e sotme e Kryesisë së PD-së u shoqërua me debate dhe tonë të ashpra.

“Hajde shkojmë i shohim firmat, i thashë Dumës dhe Pampurit, refuzuan, votuan për datën 18 dhjetor. U thashë Zonjave në PD hajde shohim firmat dhe njihni delegatët, ky është vërtetimi që firmat ekzistojnë. Ka zonja partive që janë shantazhuar nga burrat e partisë, sepse me dëshirën e tyre duan të thërrasin Kuvendin e PD në 11 dhjetor, që nuk ka në rend dite shkarkimin e Lulzim Bashës, kërkohen ndryshime statutore. Do vendosë anëtarësia, kam firmosur një kërkesë ku pika e parë është ndryshime statusore, nuk na lejohen mendimet ndryshe“, tha Vokshi.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike albana vokshi kryesia e pd 15 nentor 2021 albana vokshi kryesia e pd 15 nentor 2021

Sondazh

Poll