Politike

Kuvend/ Xhaferri: Të ndërpritet seanca, mungon qeveria. Braçe: Ku është opozita?

15 Nëntor 2021, 17:11 Nga DOSJA
Kuvend/ Xhaferri: Të ndërpritet seanca, mungon qeveria. Braçe:

TIRANË – Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferri kërkoi pjesëmarrjen e qeverisë në seancën plenare duke i propozuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla të ndërpresë 10 minuta mbledhjen e sotme të parlamentit. Ai e konsideroi joserioze mungesën e kabinetit qeveriar kur diskutohet projektbuxheti për vitin 2022. Në momentin kur po dilte nga salla, deputeti socialist Erion Braçe e pyeti se “ku ndodhej opozita?”, pasi dhe grupi parlamentar demokrat mungonte në sallë për shkak të mbledhjes së kryesisë së PD-së.

DEBAT

Xhaferri: Unë do ju lutesha, siç e dimë të gjithë që jemi republikë parlamentare që qeveria buron nga parlamenti. Smë duket aspak serioze dhe më vjen turp që në një nga seancat më serioze, ku qeveria duhej të ishte këtu jo për opozitën, por për qytetarin se çka ndërmend në vitin e ardhshëm dhe qeveria mungon. Qeveria është aty ku thotë populli: që populli merret me politikë, qeveria me biznes. Unë kërkoj që të ndërpritet 10 minuta seanca dhe ju si kryetare të thërrisni qeverinë të vijë këtu.

Braçe: Po opozita ku është? Apo ka mbledhje?

Xhaferri: Të dyja të jenë këtu.

Braçe: Hë mo, boll tashi!

LAJMI KRYESOR: Projektbuxheti i 2022/ Mbyllet seanca e parë, debate dhe tensione mes palëve

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ferdinand xhaferri projektbuxheti i vitit 2022 seance plenare 15 nentor 2021 ferdinand xhaferri projektbuxheti i vitit 2022 seance plenare 15 nentor 2021

Sondazh

Poll