Politike

Vokshi-Bashës: Përballuni i Berishën, ju ka rënë popullariteti

15 Nëntor 2021, 20:59 Nga DOSJA
Vokshi-Bashës: Përballuni i Berishën, ju ka rënë

TIRANË-  Deputetja Albana Vokshi ka deklaruar se po shpresonte që kryesia e Partisë Demokratike dhe vetë kryedemokrati Lulzim Basha të merrnin pjesë në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më datë 11 dhjetor. Gjatë mbledhjes së sotme të kryesisë së PD-së, Vokshi tha se një e katërta e firmave të anëtarëve të PD-së janë mbledhur dhe se Kuvendi Kombëtar do të mbahet më 11 dhjetor. Ajo gjithashtu i ka bërë thirrje Bashës, që të pranojë përballjen me Berishën, pasi i ka rënë popullariteti, ndërkohë që ka shtuar se nëse Basha fiton ata do ta mbështesin atë. Ndërkohë që gjatë mbledhjes së kryesisë ka pasur një debat mes Vokshit dhe Oriola Pampurit, e cila e ka akuuar se i ka vënë kundër gratë e forumit të gruas, duke bërë komente fyese. Ndërsa Vokshi ka thënë se kundër Papmurit i janë vënë bazat që nuk e duan.

“Shpresoja sot merrnit tjetër vendim, t’i bashkoheshit 4200 firmëtarëve në dt 11 dhjetor. Vendimi juaj është akt përccarës, jo demokratik autoritarist. Neni 46: Kuvendi përfaqëson forumet dhe vendimmarjen e anëtarësisë. Ju sot nuk po përfaqësoni e po fyeni 4200 anëtarë të Kuvendit kur përmendni Tomën-Aqifi Suel Rrahja. Neni 43 përcakton 1/4 e firmëtarëve, janë mbledhur shumë më shumë. Sfidoj znj Duma dhe znj. Pampuri të vijnë e së bashku të ccertifikojmë firmat e degëve 9 dhe 11 se i njohin. Janë mbi 75% e firmave të delegatëve. Ftoj të gjitha zonjat e gra të punës që keni ngritur ju, të ccertifikojnë firmat e ldgsh se kanë qenë pjesë e procesit zgjedhor të deritanishëm të LGDSH. Janë më shumë se 75% e delegatëve që kanë firmosur. Thoni pse i fusni në kasafortë: po nëse ju vidhni fb dhe simbolet e LDGDH si mund t’ju besojmë firmat. Flisni për struktura paralele, por ju keni krijuar struktura jashtë partisë që linccojnë këdo që mendon ndryshe nga ju e është kritik i juaji. Struktura paralele po krijoni ju: keni ngritur një Grup për LDGSH ndërkohë që po fyeni mundin e 10 mijë grave që kanë marrr pjesë e këtij procesi vitin që shkoi. Ju po krijoni struktura paralele me vendime antistatuore, antidemokratike. Ju ka rënë popullariteti, përballuni me Berishën në Kuvend e nëse fitoni ju na keni pas. Demokracia është VOTË. E nuk është uzurpim i hapësirave që nuk ju takojnë. Vendimet në 11 dhjetor i merr anëtarësia jo ju, “ tha ajo.

LAJMI KRYESOR: Basha thërret Kuvendin: Më 18 dhjetor! Berisha po na bën atë që Vuçiç i bën Kosovës

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike albana vokshi kryesia e pd 15 nentor 2021 albana vokshi kryesia e pd 15 nentor 2021

Sondazh

Poll

Politike 15 Nëntor 2021, 20:11

Duma: Basha ta bëj PD-në parti të së ardhmes

TIRANË- Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ka deklaruar se nëse ka ardhur koha PD-ja të shkatërrohet si parti. Gjatë mbledhjes së sotme të kryes...