Politike

I PRERË! Basha: Nuk lë asnjë që ta mbajë PD-në peng!

15 Nëntor 2021, 20:40 Nga DOSJA
I PRERË! Basha: Nuk lë asnjë që ta mbajë PD-në

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pak pas miratimit të propozimit të tij nga Kryesia për mbajtjen e Kuvendit më18 dhjetor, ka mbajtur një prononcim të shkurtër për mediat. Në fjalën e tij, Basha tha se nuk do të lejonte askënd që të mbante peng Partinë Demokratike, duke shigjetuar kështu ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili këmbëngul që Kuvendi do të mbahet më 11 dhjetor.

Kuvendi Kombëtar do të mbahet më 18 dhjetor dhe jam krenar për vendimin e Kryesisë pas pothuaj 6 orësh diskutimesh, dua t’i falënderoj të gjithë, pavarësisht prej mendimeve apo votës së tyre, për përkushtimin që demonstruan dhe për legjitimimin e plotë të besimit që u kanë dhënë demokratët. Një parti, një kuvend më 18 dhjetor dhe e sigurt është që nuk do të lejoj askënd ta mbajë Partinë Demokratike peng. Ju faleminderit!,”-tha Basha në fjalën e tij para mediave. 

LAJMI KRYESOR: Kuvendi i PD mblidhet më 18 dhjetor, Basha-Berishës: Suel Çela po të mbledh firma

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll

Politike 15 Nëntor 2021, 20:11

Duma: Basha ta bëj PD-në parti të së ardhmes

TIRANË- Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ka deklaruar se nëse ka ardhur koha PD-ja të shkatërrohet si parti. Gjatë mbledhjes së sotme të kryes...

Politike 15 Nëntor 2021, 19:53

Alibeaj: Sali Berisha ka vdekur politikisht

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh se Berisha duhet ta kuptojë që shpallja “non grata” është vdekje politike. Në fjalë...