Aktualitet

Kuvendi i PD mblidhet më 18 dhjetor, Basha-Berishës: Suel Çela po të mbledh firma

15 Nëntor 2021, 08:17 Nga DOSJA
Kuvendi i PD mblidhet më 18 dhjetor, Basha-Berishës: Suel Çela

TIRANË– Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet, por jo më 11 dhjetor! Pas 6 orësh diskutimesh dhe debatesh të ashpra në selinë e PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha ka propozuar sot në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike që takimi të bëhet më 18 dhjetor, fiks një javë nga data që ka deklaruar ish-kryeministri Sali Berisha, 11 dhjetor, e cila përkon edhe me themelimin e PD-së. Duke shtuar se demokratët nuk mund që të zhvillojnë një takim kundër Amerikës, ndërsa nuk i ka kursyer as akuzat ndaj liderit historik të PD-së.

Gjatë fjalës së tij në mbledhje, Basha pretendon se Berisha po bashkëpunon me Aqif Rakipin, Suel Çelën, Rrahman Rrajën dhe Tom Doshin, emra që PD-ja i ka sulmuar si të korruptuar e të lidhur me krimin. Këta të fundit, sipas Bashën, kanë interes që të mbështesin Berishën për shkak se shumë prej tyre kanë problem me ligjin, madje kanë të njëjtin status “non grata” nga Amerika. Por një reagim i ashpër ka ardhur pas këtyre akuzave nga Flamur Noka, një nga personat më të afërm të Berishës. Megjithatë debati nuk doli në asnjë përfundim, veç akuzave mes palëve. Por gjithashtu Basha pretendon se Berisha po përpiqet që të dobësojë Partinë Demokratike, në mënyrë që të humbasin dhe zgjedhjet e ardhshme ndaj kryeministrit Edi Rama, gjë që sipas tij do të përdoret më pas si alibi nga ish-kryeministri.

Po ashtu, gjatë mbledhjes, numri një i opozitës ka zbardhur rendin e ditës të asaj që do të ndodhë në 18 dhjetor, ku mes të tjerave Lulzim Basha ka propozuar ndryshime në statutin e partisë për të ndëshkuar lëvizje të ngjashme me të Berishës.

“Çdo veprim apo akt tjetër, në çdo formë apo mënyrë, që bie ndesh me këtë vendim të Kryesisë së Partisë, do të përbënte dëmtim të interesave elektorale dhe politike të Partisë Demokratike,”– thuhet në pikën 3 të vendimit të propozuar nga kryetari i PD. Por nuk ka mbaruar këtu! Basha ka krahasuar lëvizjen e Berishës, e cila sipas tij është paralele me atë të serbëve Aleksandër Vuçiç dhe Milorad Dodik, presidenti i “Republika Srbcka”.

Ndërkohë që deputeti dhe kreu i Këshillit të PD-së, Edi Paloka këmbëngul që Kuvendi të mbahet më 11 dhjetor, e si zgjidhje të jetë verifikimi i firmave nga një përfaqësues për secilën palë; Ivi Kaso për Berishëm, e Ervin Minarolli në emër të Bashës. Qëndrimi i Palokës është mbështetur nga Belind Këlliçi, Flamur Noka, Aldo Bumçi, Albana Vokshi dhe vetë Kaso. Ndërsa pjesa tjetër dolën në krah të Bashës, duke i dhënë edhe votën për mbledhjen e Kuvendit. Por pjesë e mbledhjes së sotme ishin debatet mes palëve por edhe akuzat e forta mes njëri-tjetrit, ku nuk kanë munguar as deklaratat e forta nga demokratët.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Zbardhet vendimi i Kryesisë së PD, 5 pikat e rendit për Kuvendin e 18 dhjetorit

U zu me grushta me Gjanën? Aldo Bumçi e mohon: Jo, jo! Debat po

 

“Hallet personale t’i lënë jashtë”, Bardhi: Revolucionet nuk kanë lidhje me partinë

 

Gjekmarkaj-Vokshit: PD-ja ka rrahur themeluesit e saj, manipuloi zgjedhjet e 1996-ës

 

Votohet nisma për mbajtjen e Kuvendit më 18 dhjetor, 28 pro dhe 3 kundër

Duma: Basha ta bëj PD-në parti të së ardhmes

“Bomba” e Bashës: Rama dha urdhër, një i ri u mor peng në Elbasan, e bëri Çela

‘Hajde të kemi 1 Kuvend’/ Propozimi i Këlliçit: Shtoi rendit të 11-ës pikat e tua

Alibeaj: Sali Berisha ka vdekur politikisht

Debatet në Kryesi! Grida Duma: Nëse ka ardhur koha, kjo parti të shkatërrohet

“Më 11 dhjetor ka vetëm tubim”, Basha-Berishës: Nuk ka dy PD, Kuvendi më 18

“Më 11 dhjetor ka vetëm tubim”, Basha-Berishës: Nuk ka dy PD, Kuvendi më 18

Noka debaton me Bashën: Po thoni që Berisha ka lidhje me bandat

Bumçi thirrje Bashës: Prano propozimin e Palokës, është faji jot që jemi në krizë

Deklarata E FORTË! Ç’di Basha? Kryedemokrati: Disa presin të shpallen ‘non grata’

Kuvendi Kombëtar më 18 dhjetor/ Vokshi-Bashës: Vendim nul, Kryesia është ilegjitime

AKUZA të FORTA! Basha-Palokës: Më thuaj pak ti ç’do Berisha me Suel Çelën…?

Zbulohet rendi i ditës i Kuvendit më 18 Dhjetor: Ndryshime për të ndëshkuar Berishën

Lufta në PD me 2 Kuvende, Basha thërret mbledhje 1 javë pas Berishës: Më 18 dhjetor

Mblidhet Kryesia e PD! Basha: E drejta e Berishës t’i shpallë luftë SHBA-së, por…

Ç’po ndodh në PD?

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon të mbledhë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më 11 dhjetor. Ai pretendon se ka dorëzuar 4 mijë e 200 formularë me firmë të demokratëve, shumë më tepër se 1 e katërta që i nevojitet për të thirrur Kuvendin, por Basha nuk e njeh këtë procedurë. Edhe pse është ftuar nga vetë Berisha e Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, të cilit i janë besuar formularët, Basha nuk është paraqitur për të bërë verifikime. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmnet Bardhi është shprehur publikisht se firmat dorëzohet në sekretariatin e partisë, verifikohen aty e më pas nëse janë korrekte thirret Kuvendi. Sipas Bardhit nuk ka Kuvend më 11 dhjetor pasi është tejkaluar çdo limit kohor dhe në selinë blu s’ka shkuar asnjë kërkesë zyrtare.

(a.b.k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore aksioni i berishes kryesia e pd 15 nentor 2021 lulzim basha partia demokratike sali berisha aksioni i berishes kryesia e pd 15 nentor 2021 lulzim basha partia demokratike sali berisha

Sondazh

Poll