Aktualitet

FNSH e’blindojnë’ Fierin e Vlorën, kontrolle ‘blic’ në qytet, ka të arrestuar

15 Nëntor 2021, 21:53 Nga DOSJA
FNSH e’blindojnë’ Fierin e Vlorën, kontrolle

TIRANË- Policia e Shtetit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar një aksion “blic” në qytetin e Fierit dhe atë të Vlorës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije  se ky aksion po zhvillohet për kapjen e personave të cilët janë në kërkim, makinave luksoze dhe personave me precedent penal.

Në Fier, aksioni është përqëndruar në Sheq, tek Parku por edhe në qendër të qytetit. Ndërsa në Vlorë, Policia ka ushtruar kontrolle në zonën e Skelës, duke arrestuar një person që ka aksidentuar dy shtetas anglezë. Por nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me aksionin e ndërmarrë.

Kjo lëvizje e Policisë ka ardhur pas ngjarjeve të shumta kriminale që kanë ndodhur në vend gjatë kohëve të fundit, ku më së fundmi, të shtunën Erigers Mihasi dhe Armando Dumani u ekzekutuan më armë zjarri në zonën e Astirit.

(I.A;k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 1 i arrestuar aksion ne fier aksion ne vlorë fier policia aksion ne vlore 1 i arrestuar aksion ne fier aksion ne vlorë fier policia aksion ne vlore

Sondazh

Poll