Aktualitet

“Dy grupet po i presin krahët njëri-tjetrit”, Hoxha: Policia e përfshirë me ta

15 Nëntor 2021, 20:17 Nga DOSJA
“Dy grupet po i presin krahët njëri-tjetrit”, Hoxha:

TIRANË – Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi se vrasja e Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit është një akt i përballjes së dy grupeve rivale, të cilat po eleminojnë anëtarët e njëri-tjetrit.

Në emisionin “Radari Informativ” në “ABC News”, Hoxha tregoi se disa prej anëtarëve të këtyre bandave lëvizin vazhdimisht nga Tirana.

Kemi të bëjmë me një konflikt mes dy grupeve rivale në kryeqytet që kanë qenë bashkë për shumë kohë në lojërat e fatit. Pas ngjarjes në Bllok kemi një situatë tjetër. Ata nuk janë më në Tiranë, janë spostuar. Disa janë jashtë, disa nuk rrinë më në kryeqytet. Hyjnë ndonjëherë natën”, tha Hoxha.

Më tej, gazetari Hoxha tregoi se punonjës të policisë bashkëpunojnë me të dyja bandat duke dhënë informacione.

“Dy qitës qëllojnë në ecje në një kuadrat që edhe kur je në vend nuk mund t’i fusësh të gjithë predhat. Kanë qëlluar me kallashnikovë në ecje. Dyshimi im nuk është thjesht konflikti mes grupeve ku luhen miliona euro. Njerëz nga brenda radhës policisë japin informacione për njërën ose tjetrën palë”, u shpreh Artan Hoxha.

Për sa i përket dy bandave që po konfliktohen, Hoxha thekson se dy bandat nuk po arrijnë të eleminojnë kokat e tyre.

“Ky është vetëm atentati i radhës. Përmenden vazhdimisht të njëjtit emra. Dihet kush është grupi. Grupet nuk kanë goditur dot kokat. Po i presin krahët njëri tjetrin. Dy grupet kanë treguar që kanë shumë para dhe vazhdojnë bizneset e paligjshme”, deklaroi Artan Hoxha.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha vritet erigers mihasi artan hoxha vritet erigers mihasi

Sondazh

Poll