Aktualitet

“Bomba” e Bashës: Rama dha urdhër, një i ri u mor peng në Elbasan, e bëri Çela

15 Nëntor 2021, 19:59 Nga DOSJA
“Bomba” e Bashës: Rama dha urdhër, një i ri u mor

TIRANË– Sot kryedemokrati Lulzim Basha denoncoi rrëmbimin e një të riu në Elbasan disa ditë më parë nga Suel Çela. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike, Basha u shpreh se Çela e ka rrëmbyer të riun, rreth 20 vjeç, duke i bërë presion për të hedhur firmën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor. Madje shkoi deri aty sa shtoi se rrëmbimin e të riut e ka kërkuar kryeministri Edi Rama.

“A është futur Suel Çela? Po është futur! Dhe jam i bindur se është me porosi të Edi Ramës dhe jo të Sali Berishës. Po çfarë mund të bëjë një 20 e ca vjeçar 4 orë nën presionin e Suel Çelës përveçse të firmosë?,” tha Basha.

Ndërkohë që nga ana tjetër nuk është raportuar nga policia asnjë rast rrëmbimi në Elbasan ditët e fundit. Deri më tani kjo është indicia e parë në lidhje me këtë rast, për të cilin duket se nuk ka pasur asnjë denoncim në zyrat e Policisë së Shtetit.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike lulzim basha rrembimi i te riut ne elbasan suel cela lulzim basha rrembimi i te riut ne elbasan suel cela

Sondazh

Poll