Aktualitet

Turistet nga Gjermania humbin rrugën mes Tropojës, Policia i gjen pas disa orësh

15 Nëntor 2021, 22:00 Nga DOSJA
Turistet nga Gjermania humbin rrugën mes Tropojës, Policia i gjen pas

TROPOJË– Dy turiste nga Gjermania, nënë e bijë, të moshës 70 dhe 43 vjeçe, kanë humbur rrugën duke eksploruar territorin në drejtim të Thethit. Të dyja janë gjetur pas disa orë kërkimesh në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”, në gjendje të mirë shëndetësore. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tropojë

Policia e Tropojës u vjen në ndihmë 2 turisteve gjermane. Më datë 15.11.2021, në mbrëmje, në Valbonë, dy turiste nga Gjermania, nënë e bijë, të moshës 70 dhe 43 vjeçe, kanë humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit. Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe pas disa orë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e tyre, në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”, në gjendje të mirë shëndetësore. Turistet gjermane kanë falënderuar punonjësit e Policisë që i erdhën në ndihmë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit tropoja policia e shtetit tropoja

Sondazh

Poll