Aktualitet

Debat deri në konflikt fizik! Jemin Gjana përplaset me Bumçin: Jeni bërë milionerë

15 Nëntor 2021, 18:32 Nga DOSJA
Debat deri në konflikt fizik! Jemin Gjana përplaset me Bumçin:

TIRANË- Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike duke se ka humbur kontrollin për një moment! Shkak ka qenë një debat mes Aldo Bumçit dhe Jemin Gjanës.

Teksa në mbledhje diskutohet lidhur me “Foltoren” e ish-kryeministrit Sali Berisha, Gjana ka kundërshtuar Bumçin në kërkesat e tij pro liderit historik të Partisë Demokratike.

DEBATI NË KRYESI:

Jemin Gjana: Unë kam shtëpinë që më dhanë te Enti i Banesave. Berisha e ministrat e “Foltores” janë bërë milionerë.

Aldo Bumci: Dhe me kë e ke ti këtë?

Jemin Gjana: Mos më ndërprit

Aldo Bumçi: Fol me emra. Kush janë? Fol me emra këtu…

(Jemin Gjana përgjigjet me tone të forta dhe më pas kërkon falje…)

Ndërkohë që më pas debat ka vijuar deri në tentativë për përplasje fizike. Ndërkohë që për uljen e toneve të debatit kanë ndërhyrë edhe Gazment Bardhi me Gent Strazimirin dhe debati mes tyre është shuar dhe mbledhja ka vijuar me tone të ashpra por pa rrezik konflikti.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aldo bumci jemin gjana kryesia e pd 15 nentor 2021 sherri gjana-bumci tirane aldo bumci jemin gjana kryesia e pd 15 nentor 2021 sherri gjana-bumci tirane

Sondazh

Poll