Aktualitet

Aksident fatal në Kolonjë-Lushnje, makina përplas për vdekje 84-vjeçarin (EMRAT)

15 Nëntor 2021, 19:44 Nga DOSJA
Aksident fatal në Kolonjë-Lushnje, makina përplas për vdekje

LUSHNJE – Një aksident fatal është shënuar në minutat e fundit në aksin Kolonjë-Lushnje. Drejtuesi i automjetit Aleksandër Zeka, 42 vjeç ka përplasur për vdekjen këmbësorin Isuf Bardhi, 84 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital. Viktima ishte banor i fshatit Savër.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË

Në autostradën Kolonjë-Lushnjë, në Savër, shtetasi A. Z., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka përplasur një këmbësor, shtetasin I. B., 84 vjeç, banues në Savër, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Eshtë shoqëruar shtetasi A. Z. në Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(d.v/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me pasoje vdekjen aksident në lushnje aksident me pasoje vdekjen aksident në lushnje

Sondazh

Poll