Aktualitet

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Tiranë, evakuohen banorët

15 Nëntor 2021, 18:11 Nga DOSJA
Zjarr në katin e pestë të një pallati në Tiranë,

TIRANË – Një zjarr ka rënë në katin e pestë të një pallati në rrugën “Kongresi i Përmetit”. Flakët kanë shkaktuar dëme materiale, ndërsa për fatin e mirë të gjithë banorët e pallatit janë evakuar.

Ekipet zjarrfikës po punojnë shuarjen e zjarrit. Deri tani, ende nuk janë zbardhur shkaqet e rënies së këtij zjarri.

NJOFTIMI PARAPARAK
Me datë 15.11.2021, në rrugën “Kongresi i Përmetit”, ka rënë zjarr në katin e pestë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë bënë evakumin e menjehershëm të banorëve të pallatit.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dëme materiale zjarr ne tirane dëme materiale zjarr ne tirane

Sondazh

Poll