Aktualitet

Basha thirri Kuvendin në 18 dhjetor, Berisha: Data është 11-a! (Kodi për akuzat)

15 Nëntor 2021, 16:16 Nga DOSJA
Basha thirri Kuvendin në 18 dhjetor, Berisha: Data është 11-a!

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha nuk pranan negociatë! Sipas tij, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mbahet kur është kërkuar nga firmëtarët, më 11 dhjetor, ditë që përkon edhe me themelimin e PD-së. Gjatë fjalës së tij në një konferencë për shtyp, Berisha pranoi propozimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, për të zgjidhur konfliktin në PD me negociata. Sipas Berishës, ishte më e mira që verifikuesit e firmave nga të dy palët të ishin Ivi Kaso dhe Ervin Minarolli.

Ndërkohë që një mesazh të koduar i ka përcjellë kryedemokratit pas akuzave që ky i fundit i ka bërë nga selia blu. Pas pretendimeve të Bashës se Berisha po bashkëpunon me Aqif Rakipin, Suel Çelën, Rrahman Rrajën dhe Tom Doshin, lideri historik i Partisë Demokratike vetëm nënqeshi, e u përgjigj shkurt. Heshtje që mesa duket nënkupton diçka për Bashën.

Ndërkohë që më pas nuk ngurroi të sulmonte Bashën, duke thënë se nëse nuk do të ishte për foltoren, kryedemokrati do të preferonte të rrinte 80 vite në opozitë. Sa i përket aktivitetit të tij politik, Sali Berisha ka deklaruar se do të rikthehet në Kuvend, por tha se ka munguar për shkak se është marrë më tepër me ‘Foltoret’. Megjithatë premtoi një rikthim, por pa dhënë datë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Pse nuk keni shkuar në Kuvend?, Berisha: Jam përqendruar në mrekullinë shqiptare

 

Basha e krahasoi me Vuçiç, Berisha nuk i kursehet: Ka shitur shpirtin…

Bashkëpunon me Suel Çelën? Berisha i çon mesazh të KODUAR Bashës: Po e lë…

A po shkon PD drejt përçarjes? Berisha e mohon: Jemi drejt bashkimit, Basha si Alia

Berisha MESAZH Bashës: Kuvendi mblidhet më 11, je i ftuar!

Basha vendosi 18 dhjetorin për mbledhjen e Kuvendit, Berisha: Ia caktoi Rama!

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike sali berisha sali berisha 15 nentor 2021 sali berisha sali berisha 15 nentor 2021

Sondazh

Poll