Politike

AKUZA të FORTA! Basha-Palokës: Më thuaj pak ti ç’do Berisha me Suel Çelën…?

15 Nëntor 2021, 16:49 Nga DOSJA
AKUZA të FORTA! Basha-Palokës: Më thuaj pak ti ç’do

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar një debat të ashpër me deputetin Edi Paloka lidhur me aksionin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë, Basha ka akuzuar Berishën se po bashkëpunon me personazhe të botës së krimit, por edhe politikanë të korruptuar për interesat e tij personale kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë që Paloka i është përgjigjur shkurt: çoji në Prokurori!

PJESË NGA DEBATI:

Lulzim Basha: Kush më shpjegon çfarë pune ka Suel Çela, që mban peng kryetarët e grupseksioneve për të firmosur formularët? Çfarë pune ka Qifja me Kuvendin e PD? Po Tom Doshi? Kush a shpjegon?

Edi Paloka: Çoji në Prokurori Kryetar, mos na i trego këtu.

Lulzim Basha: Jam aq i përgjegjshëm sa të mos fus prokurorinë në parti, por ajo që dua të them është se gjithçka mund të ishte shmangur, nëse Sali Berisha do të kishte mbajtur fjalën dhe të mos e kishte përfshirë PD në konfliktin e tij personal me SHBA. PD ka institucione, ka statut dhe nuk ka për të patur struktura paralele. Më 11 Dhjetor, mund të ketë tubim, por jo kuvend të PD. Paloka foli për mungesë vemendje nga unë për masakrën zgjedhore. Si i shërbehet kauzës së masakrës zgjedhore, kur të njëjtët persona janë thirrur, janë shtyrë apo u është shkelur syri nga Edi Rama per t’u përfshirë me formularët e PD? Nuk më dhatë asnjë përgjigje çfarë interesi ka Suel Çela? Po Qifja? Ça interesi ka Tom Doshi përveçse për të përçarë PD? Pse kaq të investuar këta për nje akt të tillë? Shpjegimi është i thjeshtë: Disa duan të jenë faktorë në PD dhe të vijojnë aferat e tyre korruptive e kriminale me PD-në siç kanë bërë e bëjnë me PS e Ramës. Disa të tjerë, që presin të shpallen non grata, u intereson kjo perplasje per te mbrojtur veten e tyre. Nëse plani i “Foltores”, i Sali Berishës është t’i bëjë shantazh PD-së me sabotim të çfarëdo zgjedhjesh që kemi përpara, po ju them se e ka shumë gabim. Eshtë një fund realisht i i dhimbshëm për përmasat e figurës së tij, e kontributit të tij jo thjesht për PD, por për Shqipërinë tij. Shantazh PD-së se “po erdhën zgjedhjet, ne do t’ju dëmtojmë, që ju të mos arrini rezultat përballë Edi Ramës, ky është fundi. Uroj që të paktën këtë hap të mos e hedhë”!

LAJMI KRYESOR: Basha thërret Kuvendin: Më 18 dhjetor! Berisha po na bën atë që Vuçiç i bën Kosovës

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi paloka kryesia e pd 15 nentor 2021 lulzim basha edi paloka kryesia e pd 15 nentor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll