Politike

Zbulohet rendi i ditës i Kuvendit më 18 Dhjetor: Ndryshime për të ndëshkuar Berishën

15 Nëntor 2021, 16:09 Nga DOSJA
Zbulohet rendi i ditës i Kuvendit më 18 Dhjetor: Ndryshime për

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i propozoi Kryesisë së PD thirrjen e Kuvendit Kombëtar në 18 dhjetor sipas një rendi dite me 3 pika. Në rendin e ditës, që u është vënë para anëtarëve të Kuvendit, ka dhe një pikë tjetër me rëndësi, që synon disiplinimin e strukturave.

“Çdo veprim apo akt tjetër, në çdo formë apo mënyrë, që bie ndesh me këtë vendim të Kryesisë së Partisë, do të përbënte dëmtim të interesave elektorale dhe politike të Partisë Demokratike,”- thuhet ndër të tjera në pikën 3 të rendit të propozuar nga kryetari i PD.

Rendi i ditës i propozuar nga kryetari i PD Lulzim Basha:

I. Vendimmarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike, duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnë interesat elektorale dhe politike të PD, dhe axhendën e saj politike në përballjen me regjimin e Edi Ramës.

II. Miratimin e Aksionit Politik për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe shpalljen e Platformës Qytetare për Demokraci, për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend, si dhe ndërtimin e mekanizimit të bashkëpunimit me të gjitha forcat e shoqërisë në përballjen me regjimin e Edi Ramës, i cili në aleancë me krimin e organizuar dhe korrupsionin ka shkatërruar çdo mjet të funksionimit demokratik të shtetit shqiptar dhe po nxit braktisjen masive të vendit nga qytetarët dhe kryesisht të rinjtë.

III. Miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme, sipas objektivit “Partia Demokratike, partia e demokratëve dhe çdo shqiptari të ndershëm – Forca e vetme politike që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri”. Mes disa pikave të draft vendimit për çështjen e organizimit dhe thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 18 Dhjetor ka edhe një pikë tjetër me rëndësi, që synon disiplinimin e strukturave. “Çdo veprim apo akt tjetër, në çdo formë apo mënyrë, që bie ndesh me këtë vendim të Kryesisë së Partisë, do të përbënte dëmtim të interesave elektorale dhe politike të Partisë Demokratike

LAJMI KRYESOR: PD mbledh sot kryesinë! Basha: Marrim masa për mbrojtjen e interesit të partisë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes kryesia e pd 15 nentor 2021 lulzim basha partia demokratike sali berisha aksioni i berishes kryesia e pd 15 nentor 2021 lulzim basha partia demokratike sali berisha

Sondazh

Poll