Politike

VD-“Balonë tabake”, Rama thërret Bashën në Kuvend: Hajde thuaje këtu sa e ka!

15 Nëntor 2021, 10:44 Nga DOSJA
VD-“Balonë tabake”, Rama thërret Bashën në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ftuar kryedemokratin Lulzim Basha që të dalë në foltore e të flasë në lidhje me taksat që kanë vendet e tjera të rajonit si Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Nga foltorja, Rama referuar nënkryetares së Partisë Demokratike Jorida Tabaku, tha se në fakt është ajo që ia tregon shifrat kryedemokratit Basha, të cilën e quajti dhe ‘balonë tabake’. Ky epitet solli reagime nga Opozita në sallë.


Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Meqë u qani hallin bujqve e përmendni Serbinë e këto. Hajde more Lulzim hajde thuaje tan isa e ka Serbia e Maqedonia. Ose pyet atë që kë në krah që t’i thotë ty si balonë tabake

(Tabaku e Bardhi flasin nga vendi)

Edi Rama: Ç’a ka, ç’a ka, balonë tabake është më e mira se ka dhe balonë taruge, nuk kam lidhje me mbiemrat unë, e keni stil ju këtë dhe mos më ndërprisni.

(Tabaku e Bardhi flasin nga vendi)

Edi Rama: Asnjë problem etik s’ka këtu…balenat janë objekte me të cilat kemi luajtur kur kemi qenë të vegjël, ka pasur edhe taruge e tabake. Çfarë ka ndodhur konkretisht?

LAJM KRYESOR: KUVENDI- Buxhetin 2022, Rama: Më 28 nëntor ju pres në Vlorë, nis puna për aeroportin

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama jorida tabaku lulzim basha seance plenare 15 nentor 2021 edi rama jorida tabaku lulzim basha seance plenare 15 nentor 2021

Sondazh

Poll