Politike

Joti në krye të RTSH-së, PD: Votim i paligjshëm, opozita s’ka përfaqësues në Këshill

15 Nëntor 2021, 15:23 Nga DOSJA
Joti në krye të RTSH-së, PD: Votim i paligjshëm, opozita

TIRANË – Partia Demokratike e quan të paligjshme emërimin e Enkelejd Jotit në krye të Radiotelevizionit Shqiptar. Në deklaratën e shpërndarë nga deputeti demokrat dhe kryetari i Komisionit të Medias Agron Gjekmarkaj, PD-ja e konsideron të parregullt zgjedhjen e Jotit në krye të RTSH-së pasi nuk ka asnjë përfaqësues të opozitës në Këshillin Drejtues të RTSH-së, organ që zgjedh drejtuesin e RTSH-së.

DEKLARATE E KRYETARIT TE KOMISIONIT TE MEDIAS, AGRON GJEKMARKAJ, NE EMER TE PARTISE DEMOKRATIKE

Partia Demokratike e konsideron të paligjshëm votimin për drejtorin e ri të Radio Televizionit Shqiptar. Këshilli Drejtues nuk ka legjitimitet për të marrë vendime që përcaktojnë kush do të drejtojë median, për te cilën shqiptarët, me apo pa parti, paguajnë taksë. Përsa kohë opozita është e papërfaqësuar në këtë Këshill dhe disa anëtarë të saj janë zgjedhur në parlament pa pëlqimin e PD, ne i konsiderojmë nul të gjitha vendimet e tij. Ligji parashikon që Këshilli Drejtues të jetë i balancuar politikisht në mënyrë që të garantohet jo vetëm përfaqësimi, por edhe pavarësia, integriteti dhe autoriteti i këtij enti publik. Me emërimin e sotëm, Edi Rama e hodhi në erë këtë parim, duke u provuar edhe një herë si armik i ligjit dhe i pavarësisë së medias.

Këshilli Drejtues i RTSH-së zgjodhi me votim të fshehtë Jotin si drejtorin e ri të RTSH-së. Ai ishte njëri prej 4 kandidaturave për postin drejtues në fjalë (Iris Luarasi, Mimoza Haxhiaj dhe Laureta Roshi, dhe Enkelejd Joti).

Enkelejd Joti zgjidhet Drejtor i ri i Radio Televizionit Shqiptar

Gara për kreun e RTSH-së! 4 kandidatët, mes tyre Iris Luarasi dhe Enkelejd Joti

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike agron gjekmarkaj drejtuesi i rtsh enkelejd joti partia demokratike agron gjekmarkaj drejtuesi i rtsh enkelejd joti partia demokratike

Sondazh

Poll