Politike

VD-Balla përplaset me Dumën: Ndërpriteni seancën, zhurmuesja po thyen rregulloren

15 Nëntor 2021, 11:45 Nga DOSJA
VD-Balla përplaset me Dumën: Ndërpriteni seancën, zhurmuesja

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka propozuar ndërprerjen e seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Ai ka dalë në foltore dhe ka kërkuar ndëshkimin e opozitarëve që ndërpresin deputetët e maxhorancës ku flasin. Në momentin që ai fliste, iu përgjigj deputetja Grida Duma nga vendi. Balla e quajti zhurmuese atë.


Pjesë nga debati: 

Taulant Balla-Lindita Nikollës: Ju lutem, s’e kuptoj këtë, kryetari i Opozitës del këtu dhe kërkon të flasim me etikë, dhe në fakt vetëm etikë nuk ka. Të gjithë duhet të respektojmë kohën tonë dhe Të mos e tejkalojmë atë. Ka frikë njeriu të flasë se

Grida Duma: Keni folur (flet nga vendi, nuk dëgjohet)

Lindita Nikolla: Ju lutem, mos flisni nga vendi qetësi

Taulant Balla: Keni folur sa keni dashur. Dalim këtu të flasim, del një zhurmues si puna jote aty dhe të ndërpret. Ju lutem po flas për procedurë jo për të replikuar për ju. Nuk ka mundësi të çohet një deputet të flas se ju do hidheni si zhurmues nga vendi. Zonja kryetare të lutem merrni masa, po thyen rregulloren. Propozoj të ndërpritet seanca.

LAJM KRYESOR: KUVENDI- Buxhetin 2022, Rama: Më 28 nëntor ju pres në Vlorë, nis puna për aeroportin

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike grida duma seance plenare 15 nentor 2021 taulant balla grida duma seance plenare 15 nentor 2021 taulant balla

Sondazh

Poll