Politike

Kryemadhi: Paketa e re fiskale, goditja e tretë për qytetarët

15 Nëntor 2021, 15:08 Nga DOSJA
Kryemadhi: Paketa e re fiskale, goditja e tretë për qytetarët

TIRANË – Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi kritikoi paketën e re fiskale të qeverisë për vitin 2022. Në seancën e sotme plenare, Kryemadhi shtoi se mazhoranca duhej të kishte përgatitur një paketë të re në mbështetje fermerët dhe prodhuesit.

Sipas saj, rritja e çmimit të gazit me 6 lek/litër dhe energjisë elektrike detyron bizneset të ndjekin dy rrugë: të ulin prodhimin dhe numrin e punëtorëve ose të mbyllin aktivitetin për shkak të rritjes së kostove.

“Paketa e re fiskale e paraqitur sot për miratim është goditja e tretë fatale që u vjen sot qytetarëve pas tërmetit të vitit 2019 dhe më pas pandemisë. Sot duhet të kishim të paktën një paketë që do përkrahë drejtëpërdrejtë prodhuesit dhe fermerët për kategorinë më të madhe që jetojnë shqiptarët me mijëra të punësuar ne sektorin e bujqësisë, jo vetem të bujqësisë por dhe të prodhimit. Do ta filloj me rritjen e çmimit me 6 lekë për litër të gazit për industrinë prodhuese. Sot, një fabrikë ka nevojë për 10 mijë litra gaz në ditë dhe në qoftë se do të bënim një llogari të thjeshtë kostot e këtij biznesi do të shtohen me 15.000 euro në muaj ose 180.000 euro në vit. Po t’i shtojmë dhe kostot e transportit e gjitha bashkë edhe me rritjen e çmimit të energjisë  bizneseve tona i mbeten dy rrugë. E para, të ulin prodhimin duke ulur njëkohësisht dhe numrin e punëtorëve. Dhe e dyta, të mbyllin aktivitetin sepse e para nuk përballojnë dot me kostot dhe produktet e tyre humbasin konkurrueshmërinë në tregjet e huaja por dhe në atë vendas”, deklaroi kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në Kuvend.

Paketta e re fiskale në bujqësi nxiti para disa ditësh protestën e fermerëve të Divjakës pasi projektbuxheti i ri i qeverisë për bujqësinë nuk parashikon asnjë lloj subvencioni për prodhimet bujqësore.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bujqësi fermeret monika kryemadhi paketa fiskale 2022 parlamenti shqiptar bujqësi fermeret monika kryemadhi paketa fiskale 2022 parlamenti shqiptar

Sondazh

Poll