Politike

‘Akademia e barinjve’/ Spaho: Nuk po mban më njeri lopë e dele

15 Nëntor 2021, 13:56 Nga DOSJA
‘Akademia e barinjve’/ Spaho: Nuk po mban më njeri lopë e

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho deklaroi ditën e sotme nga seanca e Kuvendit se nuk ka më njeri që po mban as lopë e as dele. Ai u shpreh se ka rënë çmimi i qumështit dhe do të bëhet më i shtrenjtë në vitin e ardhshëm.

‘Edhe themi që do krijojmë akademinë e barinjve, çobenëve. Por problemi i parë nuk është cobani, problemi i parë është të kemi numër krerësh, të kemi dele dhe lopë, e këto po vijnë e po vijnë duke u pakësuar nuk po i mban më njeri, ka rënë cmimi i qumështit, nuk është më efektiv, më shtrenjtë i bie uji se sa qumështi. 320 lekë niset qumështi nga Serbia, 350 lekë i shkon këtu në Shqipëri. Blegtorëve tanë i mblidhet në rastin më të mirë me 420 lekë. Po mirë ky grumbulleusi pse duhet të shkojsë te blegtori shqiptar, e merr në Serbi ai. E sjell këtu me 350 lekë e na rrofshin ne ato parrullat do zhvillojmë blegtorinë do rrisim numrin e krerëve etj.Ore kjo është ekonomi tregu po nuk e more ne mbrojtje që ti vësh taksa prodhimmit atje kur hyn do rrënosh prodhimin tënd.Kjo masa, ulja e TVSH 6% para dy vitesh dhe zerimi që po i bëjnë tani do rrisë edhe çmimin në tregKur aplikuam me 6% e rriti nga 130 në 150 lt e qumeshtit që shitet në treg, këtu do e rrisë edhe pas 1 janarit kur të aplikohet kjo masë.Dhe vec kësaj shikoni dhe kosto të tjera që kanë blegtorët që ne s’na bien ndërmend”.’- u shpreh Spaho.

LAJMI KRYESOR:LIVE- Buxheti në Kuvend, replika të ashpra mes Ramës e Bashës

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edmond spaho seance plenare 15 nentor 2021 edmond spaho seance plenare 15 nentor 2021

Sondazh

Poll