Politike

Protesta e fermerëve, Meta: Duhet dëgjuar zëri i tyre

15 Nëntor 2021, 11:12 Nga DOSJA
Protesta e fermerëve, Meta: Duhet dëgjuar zëri i tyre

TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dalë në mbrojtje të protestës së fermerëve në Lushnje. Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Meta shkruan se është njohur me kërkesat që janë parashtruar nga këto fermerë, për të cilat thotë se duhen vlerësuar sa më parë nga ana e qeverisë. Kreu i shtetit shton se duhet dëgjuar zëri i tyre.

POSTIMI I METËS:

Me shumë vëmendje po përcjell protestat e fermerëve të Myzeqesë dhe trevave përreth.I njohur me kërkesat e tyre për përmirësimin e paketës fiskale në lidhje me bujqësinë, theksoj rëndësinë e vendosjes sa më parë të dialogut, për vlerësimin nga ana e Qeverisë të propozimeve, që ata kanë bërë. Mbështetja e sektorit të bujqësisë, jetik për ekonominë e vendit, si dhe dëgjimi i zërit të fermerëve është i domosdoshëm.

 

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta protesta e fermereve ilir meta protesta e fermereve

Sondazh

Poll

Politike 15 Nëntor 2021, 11:23

Rama-Bardhit: Nuk jam Edi Paloka unë, ulu aty

TIRANË-Kryeministri Edi Rama u ndërpre gjatë Kuvendit të Shqipërisë nga deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Këtij të fundit i kërkoi që të mos ...