Politike

Basha: Rritja e numrit të të moshuarve shoqërohet me emigrimin e të rinjve

15 Nëntor 2021, 10:15 Nga DOSJA
Basha: Rritja e numrit të të moshuarve shoqërohet me emigrimin e

TIRANË– Krydemokrati Lulzim Basha ka folur në lidhje me situatën në Shqipëri në Kuvend. Nga foltorja, Basha  tha se Shqipëria ndodhet përballë sfidave të mëdha, që është edhe migrimi i të rinjve. Kryedemokrati shtoi se vendi po plaket me shpejtësi marramendëse sipas tij. 

“Kjo nuk është ceshtje buxheti, por mentaliteti. Dhe mentaliteti juaj, duket edhe njëherë në këtë buxhet, që përvec taksave dhe aksizave që rriten dhe shtohen, shfaq dukshëm tahmanë për të mbrojtur status quo-në dhe interesat e një pakice, që pengon zhvillimin, që dëmton prodhimin vendas, që ka nxitur dhe do vazhdojë të nxisë një rritje të mëtejshme cmimesh nga e cila penalizohen të gjitha familjet shqiptare. Mirëpo Shqipëria ndodhet përballë sfidave të mëdha dhe ka nevojë për zgjidhje po aq të mëdha. Që ju nuk i jepni dot. Sepse ndërkohë që ju majmeni e krenoheni majë plehut, vendi po plaket me shpejtësi marramendëse. Rritja e numrit të të moshuarve po shoqërohet me emigrimin e familjeve të reja dhe me normat më të ulëta të lindshmërisë në vend,”- tha Basha.

LAJM KRYESOR: KUVENDI- Buxhetin 2022, Rama: Më 28 nëntor ju pres në Vlorë, nis puna për aeroportin

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha seance plenare 15 nentor 2021 lulzim basha seance plenare 15 nentor 2021

Sondazh

Poll

Politike 15 Nëntor 2021, 11:23

Rama-Bardhit: Nuk jam Edi Paloka unë, ulu aty

TIRANË-Kryeministri Edi Rama u ndërpre gjatë Kuvendit të Shqipërisë nga deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Këtij të fundit i kërkoi që të mos ...