Politike

VD-‘Buxheti 2022’, Rama: Dëshmi domethënëse, asnjë sektor nuk është lënë pas dore

15 Nëntor 2021, 09:20 Nga DOSJA
VD-‘Buxheti 2022’, Rama: Dëshmi domethënëse,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama bëri një rezyme të buxhetit të vitit 2022 në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë. Sot, Rama u shpreh se asnjë sektor nuk do të lihet pas dore, si dhe shtoi se asnjë taksë nuk do të rritet. Më tej, kreu i qeverisë listoi të gjitha zerimet e taksës për disa kategori të cilat janë thënë dhe gjatë javëve të lëna pas.


‘Është një buxhet mes fazës së imponuar të emergjencës së shkaktuar nga dy tragjedi. Skema e këtij buxheti është dëshmi e një arritje domethënëse të këtyre dy viteve të vështira. Asnjë sektor apo reformë nuk është lënë pas dore. Rrisim financimin për të mbëhstetur njerëzit e këtij vendi, fëmijët, nxënësit. Garantojmë një ekulibër, me mbajtjen e borxhit publik për të ardhmen e vendiy. Zerojmë taksën për pagën duke lëhetësuar punonjësit të cilët i shtohen numrit të atyre që deri sot kanë pagën minimale 300 mijë lekë e që nuk paguajnë taksë mbi pagën. Thuajse përgjysmojnë taksën për pagën për ata që marrin deri në 2 miln lekë të vjetra. Rrisim pagat me një bonus të posacëm për punonjësit e shtetit që shërbejnë jashtë vendit të banimit, nuk rrisim asnjë taksë për asnjë kategori. Dyfishojmë ndihmën ekonomike për familje që kanë më shumë se 3 fëmijë nën 18-vjec. Ligjerojmë pagën për naftëtarët e Fierit dhe vazhdojmë për një zgjidhje. Fillojmë dhe me programet kombëtare të arteve, zejeve për fëmijët dhe nxënësit, me një financim të posacëm në buxhetin e shtetit. Sektor më sektor, nga reforma në drejtësi e cila nisi me një plan 4.28 mlrd, me buxhetin e 2022 financohet dyfish. Jemi në një fazë të rëndësisshme në reformën në drejtësi, vijon pastrimi i llumit që nuk ka të mbaruar. Për ata që presin më shumë rezultate dhe më shpejt, dua të them se duhet më shumë durim.’– tha Rama.

LAJMI KRYESOR:KUVENDI- Buxhetin 2022, Rama: Më 28 nëntor ju pres në Vlorë, nis puna për aeroportin

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama seance plenare 15 nentor 2021 edi rama seance plenare 15 nentor 2021

Sondazh

Poll

Politike 15 Nëntor 2021, 11:23

Rama-Bardhit: Nuk jam Edi Paloka unë, ulu aty

TIRANË-Kryeministri Edi Rama u ndërpre gjatë Kuvendit të Shqipërisë nga deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Këtij të fundit i kërkoi që të mos ...