Politike

Basha nga Kuvendi: Financoni makutërinë me miliardat që merrni borxh për shqiptarët

15 Nëntor 2021, 10:13 Nga DOSJA
Basha nga Kuvendi: Financoni makutërinë me miliardat që merrni

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se paratë që po marrin borxh në emër të shqiptarëve i përdorin për të finnacuar oligarkët. Nga foltorja e Kuvendit, Basha tha se financimi i pak oligarkëve ka bërë që konkrrenca e lirë të mos ekzistojë më e të ndrydhet zhvillimi ekonomik. 

“E ndonëse qeverisni këtë vend prej 8 vitesh, gjysmën e të cilave të vetëm, pyetjet për cështjet kryesore që shqetësojnë shqiptarët I keni lënë pa përgjigjje. Sepse ndonëse keni marrë më shumë borxh se të gjitha qeveritë e mëparshme të bëra bashkë, keni rritur taksat dhe tarifat më lart se kurrë më parë në historinë e këtij vendi që nga Tanzimati, nuk keni ditur t’i ktheni miliardat që keni keqmenaxhuar as në mirëqënie për qytetarët, as në paga dhe pensione më të larta dhe të dinjitetshme, as në përmirësimin e produktivitetit të sipërmarrjeve. Përkundrazi. Miliardat që keni marrë borxh në emër të shqiptarëve, taksat që keni rritur për të financuar makutërinë tuaj, kanë shërbyer për ndërtimin e një ekonomie të përqëndruar në pak duar Me shtetin e përdorur si punëdhënës patronazhistësh dhe i pak oligarkëve, me të cilët keni vrarë konkurencën e lirë, keni ndrydhur zhvillimin ekonomik, keni penguar investimet e huaja, E keni bërë Shqipërinë një vend nga i cili largohen të rinjtë e të rejat, largohen profesionistët dhe forca prodhuese e shoqërisë,”- tha Basha ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: KUVENDI- Buxhetin 2022, Rama: Më 28 nëntor ju pres në Vlorë, nis puna për aeroportin

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha seance plenare 15 nentor 2021 lulzim basha seance plenare 15 nentor 2021

Sondazh

Poll

Politike 15 Nëntor 2021, 11:23

Rama-Bardhit: Nuk jam Edi Paloka unë, ulu aty

TIRANË-Kryeministri Edi Rama u ndërpre gjatë Kuvendit të Shqipërisë nga deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Këtij të fundit i kërkoi që të mos ...