Politike

“Balonë tabake”, Balluku mbron Ramën: Na quajtën kukulla e harem, mos t’ju vijë keq

15 Nëntor 2021, 13:19 Nga DOSJA
“Balonë tabake”, Balluku mbron Ramën: Na quajtën

TIRANË– Ministrja e Energjitikës Belinda Balluku i doli në mbrojtje ditën e sotme kryeministrit Edi Rama, duke iu drejtuar deputeteve të Partisë Demokratike se dhe ato kanë marrë ofendime të rënda. Ajo rikujtoi se dhe nga ana e opozitës ka pasur ofendime, duke i quajtur kukulla e harem, deklarata për të cilat është kërkuar falje.

Do të ndalesha pak te debati i mëngjesit. Unë nuk bëj pjesë te ata që mendojnë se bëhet një diferencë mes zonjave dhe zotërinjve në Parlament. Ne kemi ardhur të bëjmë detyrat, nuk prekem fare te kjo pjesë. T’ju kujtoj, asnjëra nga zonjat këtu nuk reagoi në seancën e parë kur kryetari juaj na u drejtua me gisht duke thënë se ishim kukulla që jemi sjellë nga kriminelët, më keq se kaq. Dhe po të thuhet për një mashkull është problem se kemi fëmijë në shtëpi, pleq, prindër që i dëgjojnë. Duhet të biem dakord që të mos thuhen këto. Deputetët tuaj, kur i krijua qeveria dolën në ekrane, ju e dini shumë mirë se dolën dhe kërkuan falje publike por dëmi bëhet, se thanë se ishim harem. Mos ti ngeli hatri askujt, janë përdor shprehje dhe fjalë të tmerrshme, harxhojmë dhe kohë duke u marrë me këto dhe jo me punën.’- u shpreh ministrja.

LAJMI KRYESOR: KUVENDI- Buxhetin 2022, Rama: Më 28 nëntor ju pres në Vlorë, nis puna për aeroportin

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike belinda balluku seance plenare 15 nentor 2021 belinda balluku seance plenare 15 nentor 2021

Sondazh

Poll