Aktualitet

Shtohen rastet me Covid në Berat, mjeku: Testet e shpejta të çohen pranë Qendrave

15 Nëntor 2021, 13:08 Nga DOSJA
Shtohen rastet me Covid në Berat, mjeku: Testet e shpejta të

BERAT-Numri i fëmijëve që paraqiten me viroza në Repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit ka ardhur duke u rritur nga dita në ditë gjatë 2-javëve të fundit, ndërkohë që është shtuar edhe numri i fëmijëve që kanë rezultuar “Covid pozitiv”. Vetëm gjatë 2-javëve të fundit numri i vizitave në Repartin e Pediatrisë ka arritur nga 40-50 vizita në ditë, ndërkohë që gjatë fundjavës numri i vizitave ka qenë më i lartë për faktin se ambulancat janë të mbyllura.

Lajmi bëhet i ditur nga Shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat, mjeku pediatër Vladimir Kumaraku, i cili deklaron se kjo situatë është krijuar për shkak të ndryshimeve klimaterike, uljes së ndjeshme të temperaturave dhe lagështirës si dhe të oshilacioneve që krijon situata e Covid-it në qarkullim,e cila ka filluar që të japi efektet në moshat pediatrike. Sipas Kumarakut, situatat virale që paraqiten janë situata që karakterizohen nga temperatura të larta,shpesh-herë me ethe,çrregullime të aparatit tretës,me kollë dhe me frymëmarrje të shpejtë, ndërkohë që në rastet e fëmijëve me Covid, përveç këtyre simptomave fëmijët kanë shfaqur edhe çrregullime gastro-intensinale.

“Kjo periudhë për shkak të ndryshimeve atmosferike dhe të vet situatës së Kovidit që është në qarkullim ka filluar të japë efekte edhe tek moshat pedriatike. Tek ne numri i fëmijëve që ka probleme ka filluar të shtohet, numri i fëmijëve të cilët janë pozitiv me covid përsëri janë shtuar. Dua të dërgoj nje mesazh që tamponet e shpejta të cojnë edhe në qendrat shëndetësore në mënyrë që të shmanget grumbullimi pranë pedriatisë. Kjo do të rrisë më shumë besimin dhe sigurinë tek mjeku i familjes. Të shtrihet zbulimi i rasteve me Covid, të zbresë tamponi i shpejtë në qendrat shëndetësore. Do të shmangen grumbullimet dhe do të ulet mundësia për shmangien e infeksionit”, tha mjeku pediatër Vladimir Kumaraku.

Mjeku Kumaraku bën apel për tamponet e shpejta për Covid të çohen edhe në Qendrat Shëndetësore,në mënyrë që të shmangen grumbullimet pranë shërbimit tē Pediatrisë.

“Situata karakterizohet nga temperatura të larta dhe rregullime nga aparati tretës me kolllë dhe frymëmarrje të shpejtë. Rastet e virozëve janë tipike dhe rallë ndryshon nga viti në vit, paraqiten me temperatura që shpesh herë vijnë edhe me ethe. Ne përgjithësi situata virale e kemi kapërcyer mirë, komplikacione nuk kemi pasur. Kapacitetet e spitalit janë të mjaftueshme për të përballuar. Duhet të shmangim ardhjet e tepërta në spital, jo sapo të fillojë temperatura familjarët të drejtohen në spital, në këto raste ta mbajnë në kushtet e shtëpisë dhe të drejtohen në spital pas ditës së dytë apo të tretë. Vetë ecuria e virozës është e tillë, pas ditës së tretë shikojmë nëse viroza ka nevojë për trajtim spitalor ose jo. Viroza nuk ndikohet nga antibiotikët, familjarët duhet ta heqin pjesën e antibiotikut që duhet të jepet rallë. Viroza duhet të mjekohet thjesht me paracetamol”, tha Kumaraku për ‘faxnews’.

Marre nga Faxnews

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet berat spitali i beratit virozat e stinës berat spitali i beratit virozat e stinës

Sondazh

Poll