Aktualitet

“Toyota Yaris” sërish në Kuvend, Basha-Ramës: Dosjen e çështjes sime e ke, botoje

15 Nëntor 2021, 11:18 Nga DOSJA
“Toyota Yaris” sërish në Kuvend, Basha-Ramës: Dosjen

TIRANË– Dosja e “Toyota Yaris” është rikthyer në kuvendin e Shqipërisë duke shkaktuar debat mes kryeministrit Edi Rama e kryedemokratit Lulzim Basha. Nga foltorja e Kuvendit, ishte Rama ai që i kërkoi Bashës të shkonte të dëshmonte në prokurori si person në dijeni. por, kryedemokrati në përgjigjen e tij tha se në fakt dëshminë e ka dhënë. Ai shtoi se madje Rama ka më shumë se një vit që e ka fashikullin e dosjes së tij dhe se është i lirë ta publikojë.

Pjesë nga biseda: 

Edi Rama: Lulzim pse nuk shkon në gjykatën e Belgjikës për ‘Toyota Yaris’? Të kanë thirrur disa herë, pse nuk shkon?

Lulzim Basha: Më drejtohet mua më thotë pse nuk shkon ti në Belgjikë, shko në SPAK dhe merr fotokopjen e dëshmisë sime në prani të prokurorëve, prokurorit belg e autoriteteve shqiptare për ‘Toyota Yaris’. Se ti e di fare mirë, ti ndal çështje penale. Fashikullin e çështjes sime e ke prej një viti, merre botoje, po ta kisha unë do e botoja. Lëri gënjeshtrat, mos u fshih tek dhoma e miellit, por thuaju shqiptarëve se me çfarë morali vjen këtu dhe iu kërkon deputetëve të tu të ngrenë dorën për të rritur dhe njëherë borxhin pa iu kthyer shqiptarëve asgjë mbrapsht. Ky është thelbi, është e vërteta. Hallet e shqiptarëve janë shqetësimi ynë. Zgjedhja e këtyre halleve fillon me largimin e sojit tënd nga politika. Duke qenë se mekanizmin e votës e ke bllokuar, voto vettingun në politikë. Kjo sallë kurrë më nuk do t’i takojë duarve të mpira që ngrihen për të shtuar taksat, borxhin, për të vjedhur shqiptarët.

LAJM KRYESOR: KUVENDI- Buxhetin 2022, Rama: Më 28 nëntor ju pres në Vlorë, nis puna për aeroportin

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore edi rama lulzim basha seance plenare 15 nentor 2021 edi rama lulzim basha seance plenare 15 nentor 2021

Sondazh

Poll