Politike

“Vettingu në politikë”/Basha: Ekonomia nuk përparon në një pellg korrupsioni

15 Nëntor 2021, 10:16 Nga DOSJA
“Vettingu në politikë”/Basha: Ekonomia nuk përparon

TIRANË– Vettingu në politikë është një nevojë thelbësore sipas kryedemokratit Lulzim Basha. Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, Basha tha se është korrupsioni ai që sfidon ekonominë e vendit dhe në këtë mënyrë nuk mund të zhvillohet Shqipëria.

“Është korrupsioni që sfidon sistemin tonë të vlerave, që shkakton gjakderdhjen e financave publike, që pengon tregun e lirë, që vret konkurencën, që ndal rritjen e rrogave dhe të pensioneve, që largon të rinjtë e të rejat, që bllokon përparimin në rrugën drej BE-së, që ndihmon lulëzimin e trafiqeve dhe pasigurisë. Ndaj në një ditë si kjo, ku do të flitet gjatë për ekonominë, nuk mund të mos vendosim në qendër të agjendës, kryetemën tonë, kryetemën e shqiptarëve që duan fundin e pandëshkueshmërisë, vettingun e politikanëve. Sepse ekonomia e një vendi nuk mund të përparojë në një pellg korrupsioni, që frenon përpjekjet e shqiptarëve të ndershëm për një jetë më të mirë. Vendi ynë ka potenciale të jashtëzakonshme, ka burime natyrore të lakmueshme nga shtete më të pasura e të begata, ka njerëz të ndershëm që nuk kanë nevojë për shtetin, por kanë nevojë që shtetetarët e korruptuar të mos bëhen pengesë me babëzinë e tyre,”- tha Basha ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: KUVENDI- Buxhetin 2022, Rama: Më 28 nëntor ju pres në Vlorë, nis puna për aeroportin

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha seance plenare 15 nentor 2021 lulzim basha seance plenare 15 nentor 2021

Sondazh

Poll

Politike 15 Nëntor 2021, 11:23

Rama-Bardhit: Nuk jam Edi Paloka unë, ulu aty

TIRANË-Kryeministri Edi Rama u ndërpre gjatë Kuvendit të Shqipërisë nga deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Këtij të fundit i kërkoi që të mos ...