Politike

Kuvendi ‘gajaset’ me pyetjen! Rama: Lulzim kush të beson ty nga këta që janë këtu?

15 Nëntor 2021, 11:32 Nga DOSJA
Kuvendi ‘gajaset’ me pyetjen! Rama: Lulzim kush të beson ty nga

TIRANË– Kryeministri Edi Rama pyeti drejtëpërdrejtë kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën se cili nga personat që ka pranë në sallën e Kuvendit, ka besim te ai. Kjo deklaratë u prit me të qeshura pasi Rama përmendi deputetët e parë që janë ulur në rrjeshtin e parë. Njëra prej tyre, deputetja e PD-së, Oriola Pampuri i doli kundër, duke thënë se u përmend, pasi nuk është dakord me atë që u tha. Më pas, kreu i qeverisë shtoi se të gjithë këtë e ka për të mirën e Bashës.

DEBATI:

Rama: Kujt i besojnë Shqiptarët, ty? Lulzim sa nga këta që ke këtu të besojnë ty, sa, sipas teje, nga ata që ke këtu. Sa janë, që nga radha e parë që po flasim..

(Kuvendi qesh)

Rama: Po mirë ja një e paske.

Oriola Pampuri: Po patjeter se më përmend

Rama: E kam për të se dua ta ndihmoj, more zotëri ty nuk të beson gjysma e ktyre që ke këtu dhe po pretendon se po të besojnë këto. Mbaju se për burrat janë të gjitha këtu, mbahu…

LAJMI KRYESOR: KUVENDI- Buxhetin 2022, Rama: Më 28 nëntor ju pres në Vlorë, nis puna për aeroportin

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha oriola pampuri seance plenare 15 nentor 2021 edi rama lulzim basha oriola pampuri seance plenare 15 nentor 2021

Sondazh

Poll