Politike

‘Foltorja’ në Fushë-Krujë! Berisha:Ju ftoj nesër në kinemanë e qytetit në orën 17:00

15 Nëntor 2021, 09:00 Nga DOSJA
‘Foltorja’ në Fushë-Krujë! Berisha:Ju ftoj nesër

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha njofton të gjithë mbështetësit e tij që ditën e martë do të mbahet ‘Foltorja’ në Fushë-Krujë. Ditën e nesërme në orën 17:00 në kinemanë e qytetit, Berisha i pret të gjithë mbështetësit e tij që të marrin pjesë. Si gjithmonë, në njoftimin e përhershëm, Berisha thotë se demokratët e bashkuar do të fitojnë.

POSTIMI:

Neser, diten e marte me date 16 nentor ora 17:00, ne Kinemane e qytetit te Fushe Krujes do te mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.Ftoj demokratet dhe demokratët te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! sb

Takimi i fundit i ish liderit historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte në Sarandë.

Ç’po ndodh në PD?

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon të mbledhë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më 11 dhjetor. Ai pretendon se ka dorëzuar 4 mijë e 200 formularë me firmë të demokratëve, shumë më tepër se 1 e katërta që i nevojitet për të thirrur Kuvendin, por Basha nuk e njeh këtë procedurë. Edhe pse është ftuar nga vetë Berisha e Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, të cilit i janë besuar formularët, Basha nuk është paraqitur për të bërë verifikime. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmnet Bardhi është shprehur publikisht se firmat dorëzohet në sekretariatin e partisë, verifikohen aty e më pas nëse janë korrekte thirret Kuvendi. Sipas Bardhit nuk ka Kuvend më 11 dhjetor pasi është tejkaluar çdo limit kohor dhe në selinë blu s’ka shkuar asnjë kërkesë zyrtare.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike foltorja per pd sali berisha foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll