Aktualitet

Vrasja e Reçit/ Policia merr ADN-në e të dyshuarve, familjarët nuk bashkëpunojnë

15 Nëntor 2021, 10:19 Nga DOSJA
Vrasja e Reçit/ Policia merr ADN-në e të dyshuarve,

LAÇ– Mjekët ligjorë ka marrë ADN-në e 20 personave të dyshuar për vrasjen e ish-efektivit të policisë, Xhelal Reçi, e cila do të krahasohet me ato gjurmë të gjetura në vendin e ngjarjes dhe automjetin e djegur. ADN-ja është marrë pikërisht këtyre personave pasi kanë pasur konflikte me djalin e viktimës Besnik Reçi, ndaj të cilit u organizua një atentat me armë zjarri në gusht të vitit 2020, teksa po lëvizte me makinë bashkë me familjen në rrugën e Shëngjinit.

Hetuesit po analizojnë qelizat telefonike të një numri të madh personash të dyshuar për të parë vendndodhjen e tyre në momentin kur ka ndodhur ngjarja, çka mund të ndihmojë grupin hetimor për të rënë në gjurmët e autorëve.

Mësohet se familjarët e ish-policit të vrarë nuk kanë bashkëpunuar me Policinë për zbardhjen e ngjarjes, duke mos iu dhënë asnjë orientim mbi personat e dyshuar.

SI DHE KUR NDODHI VRASJA E REÇIT?

Xhelal Reçi, ish-efektiv policie u vra mëngjesin e 1 nëntorit në Laç teksa hapte bizneset e tij. Në momentin që zbriti nga mjeti i llojit “Mercedez Benz”, Reçi u qëllua për vdekje me armë zjarri nga një prej autorëve që ishin të maskuar dhe me kapelle. Personi tjetër priti në mjetin “Toyota” të vjedhur në Mbrostar të Fierit, të cilës i kishin mbivendosur dhe targa italiane. Kamerat e sigurisë janë sekuestruar dhe pritet që prej tyre të zbardhen më tepër detaje në lidhje me personat në fjalë që dyshohet të jenë paguar për këtë krim. Urdhëruesi është ende mister. Makina që përdorën autorët u gjet e djegur në afërsi të Lumit Mat në Milot, por brenda saj s’u zbulua asnjë gjumë që mund tu vinte në ndihmë autoriteteve.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet ish-efektivi xhelal reci xhelal reci ekzekutohet ish-efektivi xhelal reci xhelal reci

Sondazh

Poll