Aktualitet

‘COOPERATION’ në Tiranë!Arrestohen 2 persona, po transportonin emigrantë drejt BE-së

15 Nëntor 2021, 08:01 Nga DOSJA
‘COOPERATION’ në Tiranë!Arrestohen 2 persona, po

TIRANË– Dy persona janë arrestuar në kryeqytet nga policia pas finalizimit të operacionit ‘Cooperation’. Dy personat janë kapur nga policia në afërsi të një qendre tregtare, duke transportuar me një mjet fugon, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit monetar, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Po ashtu, policia ka proçeduar penalisht dhe 7 shtetasit e huaj për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”. Ndërkohë hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë lidhje me këtë aktivitet të paligjshëm.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “COOPERATION”. U kapën duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Proçedohen penalisht edhe 7 emigrantët.Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, finalizoi operacionin “COOPERATION” për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

•L. B., alias K. K., 34 vjeç dheE. M., 30 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje mbetur në tentativë”, të dy banues në Tiranë. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. D., 36 vjeç.

Shtetasit e mësipërm janë kapur nga shërbimet e policisë, në afërsi të një qendre tregtare, duke transportuar me një mjet fugon, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit monetar, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u proçeduan penalisht dhe 7 shtetasit e huaj për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”.Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit”.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane tirane arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll