Aktualitet

Basha riposton videon: Berishës i dhashë dorën kur isha 17 vjeç, asnjë besë mes nesh

14 Nëntor 2021, 16:47 Nga DOSJA
Basha riposton videon: Berishës i dhashë dorën kur isha 17

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka ripostuar sot një video nga intervista e dhënë dy ditë më parë për News24. Krah videos, Basha shkruan se e ka takuar për herë të par ëish-kryeministrin Sali Berisha kur ka qenë 17 vjeç dhe shton se gjithçka është bërë për angazhimin dhe përkushtimin e tij pa asnjë kusht për demokracinë, për Partinë Demokratike, për demokratët, për Shqipërinë. Në vitin 2005, Basha shton se u përsërit e njëjta situatë, por që asnjeherë nuk ka pasur një besë apo marrëveshje mes tij dhe Berishës për të mbrojtur njëri-tjetrin.

“Të vetmen besë që kam lidhur me Sali Berishën, që ditën e parë që i kemi dhënë dorën njëri-tjetrit kur kam qenë vetëm 17 vjeç, ishte për angazhimin dhe përkushtimin tim pa asnjë kusht për demokracinë, për Partinë Demokratike, për demokratët, për Shqipërinë. E njëjta besë ka qenë edhe në 2005, kur u angazhova me gjithë forcat e mia për fitoren e Partisë Demokratike, e më pas për përmbushjen e projekteve që ndryshuan njëherë e përgjithmonë Shqipërinë, të cilat i rikthyen dinjitetin shqiptarëve. Kurrë nuk ka pasur marrëveshje e as besë mes meje dhe Sali Berishës, që të shkelmonim sakrificën e demokratëve, për të mbrojtur njëri-tjetrin nëse cënoheshin interesat personale. Që pas 9 shtatorit gjithkush është shtangur nga etiketimet që Sali Berisha ka bërë ndaj meje. Natyrisht unë nuk kam ndërmend të shkel mbi vitet e bashkëpunimit me të, në të mirë të shqiptarëve dhe Shqipërisë. Besa ime është për ta dhe për çdo demokrat, siç ka qenë ditën e pare,”- shkruan Basha.

Ç’po ndodh në PD?

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon të mbledhë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më 11 dhjetor. Ai pretendon se ka dorëzuar 4 mijë e 200 formularë me firmë të demokratëve, shumë më tepër se 1 e katërta që i nevojitet për të thirrur Kuvendin, por Basha nuk e njeh këtë procedurë. Edhe pse është ftuar nga vetë Berisha e Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, të cilit i janë besuar formularët, Basha nuk është paraqitur për të bërë verifikime. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmnet Bardhi është shprehur publikisht se firmat dorëzohet në sekretariatin e partisë, verifikohen aty e më pas nëse janë korrekte thirret Kuvendi. Sipas Bardhit nuk ka Kuvend më 11 dhjetor pasi është tejkaluar çdo limit kohor dhe në selinë blu s’ka shkuar asnjë kërkesë zyrtare.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll