Sport

Nuk ka Botëror për Ronaldon dhe Portugalinë! Serbia shkakton “tërmet” në Lisbonë

14 Nëntor 2021, 21:47 Nga DOSJA

EUROPË- Ndeshjet e fundit për kualifikueset e Kupës së Botës kanë rezultuar një surprizë e vërtetë. Në Grupin A, Serbia bën surprizën e madhe ndaj Portugalisë, në Lisbonë ballkanasit fitojnë me shifrat 1-2 dhe shkojnë në Katar 2022 duke bërë që Ronaldo me shokë të shkojnë në “Play-Off”.

Ndeshja nisi mirë për Portugalinë që në vetëm 3 minuta lojë kaloi në avantazh me Sanchez, megjithatë një rezultat i tillë përgjumi luzitantë, pasi serbët u treguan më këmbëngulës dhe barazimi do të vinte me Dusan Tadic. Në pjesën e dytë, Portugalia mendoi vetëm të mbrohej, pasi edhe barazimi ishte e mjaftueshme, por në minutën e 89′ Mitrovic shënoi golin e avantazhit duke bërë që në stolin e Serbisë të shpërthente festa.

Një fitore që çon direkt Serbinë në Botëror, jo vetëm kaq pasi lojtarët kanë përfituar dhe 1 milionë euro si shpërblim nga qeveria.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport portugalia serbia portugalia serbia

Sondazh

Poll