Aktualitet

Atentati në Bulqizë, Policia shpall në kërkim dy vëllezër: Qëlluan me armë drejt 41-vjeçarit

16 Qershor 2019, 15:37 Nga DOSJA
Atentati në Bulqizë, Policia shpall në kërkim dy

BULQIZË- Pas denoncimit të ish-deputetit të PD, Xhemal Gjunkshi se në Bulqizë kishte ndodhur një atentat, ka ardhur dhe një reagim zyrtar nga Policia.

Në një njoftim për mediat ka thënë se janë shpallur në kërkim dy vëllezër pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë në drejtim të shtetasit B.D.

NJOFTIMI I PLOTË

Policia e Bulqizës ka  shpallur në kërkim policor  dy vëllezër  pasi  dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit  B.D. në qytetin e Bulqizës.

Rreth orës 12.00, në vendin e quajtur “Unaza e Re,”  Bulqizë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të shtetasit B.D, 41 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në dorë dhe pasi ka  marrë ndihmë mjekësore ka dalë nga spitali.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga ekspert të D.V.P Dibër në bashkëpunim me Policinë e Bulqizës, është bërë identifikimi dhe shpallja  në kërkim e shtetasve:  A.T, 26 vjeç, dhe M.T, 32 vjeç, (vëllezër) si autorët e dyshuar të kësaj ngjarje.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur  për motive të dobëta.

Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona për kapjen e tyre.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 41 vjeç atentati ne bulqize b.d ne kerkim dy vellezerit polica bulqize 41 vjeç atentati ne bulqize b.d ne kerkim dy vellezerit polica bulqize

Sondazh

Poll