Aktualitet

“Fituese është Kosova”, kreu i LDK-së: Të ruajmë standartin e lartë të zgjedhjeve

14 Nëntor 2021, 09:35 Nga DOSJA
“Fituese është Kosova”, kreu i LDK-së: Të

PRISHTINË – Kryetari i Lidhjes Demokratiek të Kosovës Lumir Abdixhiku hodhi votën e tij për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Kreu i LDK-së votoi në orën 10:00 në shkollën “Faik Konica” të Prishtinës.

Për mediat, ai uroi që proçesi zgjedhor i ditës së sotme të ruajë standartin e lartë të zgjedhejve të kaluara. Pavarësisht se cili do të jetë fituesi i këtyre zgjedhjeve lokale në radhët e forcave politike, Abdixhiku  theksoi se sot “fitues është Kosovë”.

“Është një ditë e veçantë për të gjithë për Kosovën. Në radhë të parë është ditë e demokracisë është një ditë feste, është ditë ku vendimmarrja kalon tek qytetarët, aty ku e ka vendin gjithmonë. Shpresoj që gjithçka do të shkojë mirë, shpresojë që ky proces të ruaj standardin e lartë që është ndërtuar tash e sa kohë, fitues janë të gjithë, fituese është Kosova”, përfundoi kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku.

LAJMI KRYESOR:LIVE- Sot raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, garë në 21 komuna

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ldk lumir abdixhiku zgjedhjet lokale ne kosove 14 nentor 2021 ldk lumir abdixhiku zgjedhjet lokale ne kosove 14 nentor 2021

Sondazh

Poll