Aktualitet

Atentati në Astir/ Makina e autorëve me targa të vjedhura, u denoncuan që në korrik

14 Nëntor 2021, 07:55 Nga DOSJA
Atentati në Astir/ Makina e autorëve me targa të vjedhura, u

TIRANË– Detaje të tjera janë zbuluar nga atentati në Astir, ku mbetën të vdekur Erigers Mihasi dhe Armando Dumani. Dy të rinjtë u qëlluan dje me armë zjarri teksa po qarkullonin me një “Audi”, ndërsa autorët dyshohet se qarkullonin me një “Toyota”, e cila u gjetur e djegur në Thumanë. Targat e mjetit ishin të vjedhur më 2 korrik në Tiranë, e ishin të raportuar nga pronari i tyre. Mesa duket autorët kanë pritur më shumë se 5 muaj për t’i përdorur për atentatin e sotëm.

Ndërkohë që brenda mjetit janë gjetur edhe disa armë zjarrit. Por burime për Dosja.al nga grupi hetimor bëjnë me dije se tek to ishin fshirë numrat e serisë, duke e vështirësuar punën për identifikimin e autorëve.

LAJMI KRYESOR: Ekzekutohen në Astir Erigers Mihasi e Armando Dumani, Policia kontrolle gjatë natës

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet atentat me dy viktima ne astir vritet armando dumani vritet erigers mihasi atentat me dy viktima ne astir vritet armando dumani vritet erigers mihasi

Sondazh

Poll