Aktualitet

Ekzekutohen brenda “Audi”-t në Astir Erigers Mihasi e Armando Dumani (Zhvillimet)

13 Nëntor 2021, 18:40 Nga DOSJA
Ekzekutohen brenda “Audi”-t në Astir Erigers Mihasi e Armando

TIRANË– Erigers Mihasi, 32 vjeç dhe Armando Dumani, 26 vjeç, të dy banues në zonën e Yrshekut në Tiranë kanë mbetur të vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Dy të rinjtë që ishin edhe fqinjë me njëri-tjetrin kanë qenë ulur në një lokal në zonën e Astirit për të konsumuar diçka rreth orës 19:00, por pasi kanë kaluar 40 minuta knë menduar të lëvizin që aty. Ata janë nisur të dy drejt parkingut ku Mihasi kishte lënë mjetin e tij “Audi” me ngjyrë të bardhë e me targa “AB 008 EM”. Mihasi në vendin e shoferit e Dumani pasagjer, kanë hipur në mjet dhe kanë dalë në rrugë kryesore. Ata janë afruar pranë semaforit në zonën e njohur si ‘Dy rrathët’ dhe po prisnin që semafori të tregonte dritën jeshile.

Krah tyre janë afruar atentatorët, numri i të cilëve nuk dihet ende, që ndodheshin në mjetin e llojit “Toyota” me targa “AA 532 ON”, të cilat rezultojnë të vjedhura në muajin korrik në Tiranë. Atentatorët kanë nxjerrë kallashnikovët në dritare dhe kanë qëlluar me breshëri drejt mjetit ku ndodheshin Mihasi e Dumani, duke i lënë këta të fundit të vdekur në vend. Më pas janë larguar drejt ish-sheshit “Shqiponja”, kanë marrë autostradën dhe Thumanë i kanë vënë flakën makinës së përdorur në atentat. Mjeti është gjetur nga autoritetet teksa digjet dhe brenda saj ndodheshin dy kallashnikovët me të cilët u vranë të rinjtë sot.

Armët e makina janë në duart e ekspertëve me shpresën se mos autorët kanë lënë gjurmë përmes të cilave mund të identifikohen. Ndërkohë trupat e Mihasit e Dumanit janë dërguar në morg për t’ju nënshtruar eksprtizës mjeko-ligjore. Dosja.al ka sjellë pamje e foto nga vendi i ngjarjes ku shihej edhe se si të mbuluar më çarçaf të bardhë, trupat e tyre nxirreshin nga mjeti.

Mihasi la pas tre fëmijë, ndërsa për Dumanin nuk dihen detaje nga jeta e tij private. Të dy viktimat ishin persona me precendetë penalë. Konkretisht Mihasi rezulton të jetë përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale si: grabitja e prindërve të Elton Çiços (tashmë i ndjerë) në Tepelenë, goditja me armë e Rivelino dhe Juxhin Mumajesi, si dhe plagosja e mikun të tyre, Ibrahim Durollari si dhe plagosja e një punonjësi bashkie, Rudolf Toma. Për herë të fundit ai u kap në një aksion në Laç të zhvillua nga policia gjatë kësaj vere për armëmbajtje pa leje, por sot rezultonte i lirë në Astir.

Dumani mësohet se është me origjinë nga Vlora, por prej vitesh rezulton të jetë shpërngulur në Tiranë, në zonën e Yrshekut. Në vitin 2012 Dumani ka qenë i arrestuar bashkë me disa persona të tjerë për një sërë grabitjesh në banka të ndryshme. Asokohe banda e tyre u kthye në “makth” për bankat, deri në shkatërrimin e saj nga policia, por edhe Dumani sot rezultonte i lirë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘Makthi’ i  bankave, kush ishte Dumani nga Vlora që sot u vra me Mihasin

REKORDET- Grabitja e prindërve të Çiços dhe sulmet, kush ishte Mihasi që u vra sot

Erigers Mihasi përgjohej nga Prokuroria, dyshohej për vrasjen e Reçit në Laç

Erigers Mihasi la 3 fëmijë! E ëma ishte në market kur e mori vesh, i ra të fikët

ATENTATI në Astir! Tmerrohen dëshmitarët: Mirë që nuk na erdhi ndonjë plumb

PAMJE TË RËNDA! Me çarçaf të bardhë, xirren trupat e Mihasit e Dumanit nga “Audi”

FOTOJA- Ky është Erigers Mihasi që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Astir

Ishin në lokal, si u vranë dy të rinjtë në Astir, atentatorët i pritën në semafor

Digjet në autostradë makina e atentatorëve të Mihasit e Dumanit

VIDEO-PAMJE nga vendi ku u ekzekutuan Erigers Mihasi e Armando Dumani

EMRI/ Identifikohet personi tjetër që u vra me Mihasin në Astir

‘Shoshë’ nga plumbat! Foto nga “Audi” brenda të cilit u vra Erigers Mihasi

LAJM I FUNDIT/ Identifikohet një nga të vrarët në Astir

Atentati me dy viktima, policia del me njoftim zyrtar

LAJM I FUNDIT/ Dy të vdekur brenda “Audit” në Astir

ME FOTO- Ky është “Audi” drejt të cilit u qëllua me armë zjarri, 2 të plagosur

vijon….

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet qellohet drejt makines ne astir te shtena me arme ne tirane qellohet drejt makines ne astir te shtena me arme ne tirane

Sondazh

Poll