Aktualitet

Precizion maksimal! Vrasës me pagesë ekzekutuan Erigers Mihasin dhe Armando Dumanin

14 Nëntor 2021, 08:34 Nga DOSJA
Precizion maksimal! Vrasës me pagesë ekzekutuan Erigers Mihasin dhe

TIRANË- Janë dashur 6 persona që të heqin “qafe” Erigers Mihasin dhe Armando Dumanin! Hetuesit e çështjes, të cilët kanë nisur nga puna për të zbardhur atentatin e djeshëm në Astir, janë të bindur se bëhet fjalë për një ngjarje të mirëorganizuar deri në detaje. Pasi kishin pritur momentin që Mihasi të kthehej në Shqipëri, autorët ishin vënë në ndjekje të tij gjatë lëvizjeve në Tiranë.

Në një nga pikat më të afërta për të dalë nga kryeqyteti, ata kanë zbrazur armët e tyre mbi mjetin “Audi”. E është pikërisht precizioni ai që i tradhëton, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një dorë të stërvitur, pra një grup vrasësish me pagesë. Paraprakisht brenda mjetit të bardhë të djegur në Thumanë, mendohet se kanë qenë të paktën 3 persona, shoferi dhe dy të tjerë që kanë qëlluar. Ndërsa në Thumanë, të tjerë i kanë vënë flakën makinës së përdorur për krimin, e kanë larguar shokët nga vendi i ngjarjes, për t’i shpëtuar gjurmëve të Policisë. Deri më tanj janë shoqëruar 15 persona për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen, por deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar.

Armët e gjetura në mjet gjithashtu ishin pa asnjë të dhënë të vlefshme, pasi numri serial i armëve ka qenë i fshirë, ndërkohë që për shkak të zjarrit ato janë shkrumbuar tërësisht. Megjithatë janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës, ku po i bëhet edhe eksperiza. E gjithë ngjarja pritet që të zbardhet nga kamerat e sigurisë, të cilat mund të kenë kapur ndonjë detaj nga autorët.

LAJMI KRYESOR: Ekzekutohen në Astir Erigers Mihasi e Armando Dumani, Policia kontrolle gjatë natës

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet atentat me dy viktima ne astir vritet erigers mihasi atentat me dy viktima ne astir vritet erigers mihasi

Sondazh

Poll