Sport

Icardi shpëton martesën, i shet të drejtat dhe pronat Wandës deri në vitin 2050

13 Nëntor 2021, 19:31 Nga DOSJA
Icardi shpëton martesën, i shet të drejtat dhe pronat Wandës

ARGJENTINË-Për ata që e kanë humbur, Mauro Icardi dhe Wanda Nara ishin kryefjala e javëve të fundit duke vënë në skenë një telenovelë të denjë për telenovelat argjentinase. Ata u ndanë, për shkak të një tradhtie, ndërsa tani ka një fund të lumtur.

Tradhtia megjithatë i kushtoi shtrenjtë sulmuesit të PSG. Maurito për të shpëtuar martesën ka nënshkruar një marrëveshje me showgirl-in argjentinas dhe detajet janë bërë publike. Sipas Tyc Sports, Icardi i ka dhënë të drejtat për të gjitha kontratat e tij aktuale dhe të ardhshme, si dhe pronat që ai zotëron aktualisht. Marrëveshja, sërish sipas kanalit sportiv argjentinas, do të zgjasë deri në vitin 2050, që do të thotë se Icardi do të jetë 57 vjeç kur të përfundojë kontrata.

Çifti ndodhet në Dubai dhe shoëgirl-ja ka postuar foto me bashkëshortin e saj në Instagram. Arratisja e dashurisë apo një përpjekje e fundit për të shpëtuar martesën? Saga vazhdon…

 

 

 

A post shared by Wanda nara (@wanda_icardi)

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport icardi wanda nara icardi wanda nara

Sondazh

Poll