Sport

Takime sekrete në hotelet e qytetit, ylli i City-t luan me “dy porta”! Flirton me…

13 Nëntor 2021, 18:56 Nga DOSJA
Takime sekrete në hotelet e qytetit, ylli i City-t luan me “dy

ANGLI– Futbollisti i Manchester City-t, Jack Grealish po kalon një moment të mirë edhe jashtë fushës së blertë. Sipas tabloideve angleze, 26-vjeçari po kalon një romancë me yllin e televizionit Emily Atack,pavarësisht se sulmuesi anësor është në një lidhje me Sasha Attwood. Ata janë takuar të paktën dy herë, fillimisht në hotelin Lowry me pesë yje të Manchesterit më 18 tetor përpara fitores së Cityt në Champions League kundër Club Brugge dhe një herë në Salford, në Londrën veriore ku Emily punon dhe ka shtëpinë.

Një mik shtoi mbrëmë: “Ata po afrohen shumë, por padyshim nuk e kanë kaluar kufirin. Jack është shumë i përqendruar në karrierën e tij dhe Emily është një vajzë argëtuese, e njohur, e cila është tepër e zënë në punë për momentin.”

Aktualisht, Emily, e cila ka 1.7 milionë ndjekës në Instagram, po e ndjek në rrjetet sociale futbollistin, por nuk ndodh e njëjta gjë me futbollistin.

 

 

 

A post shared by Emily Atack (@emilyatack)

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport emily atack grealish manchester city emily atack grealish manchester city

Sondazh

Poll