Sport

Komisionerët, “grusht” Hamiltonit: E skualifikojnë. Për Verstappen vetëm një gjobë

13 Nëntor 2021, 19:01 Nga DOSJA

BRAZIL Lewis Hamilton do të startojë i fundit në kualifikimet e ardhshme Sprint në Sao Paulo. Paneli i komisionerëve skualifikoi shoferin britanik për parregullsi në krahun e pasmë të makinës së tij. Rivali i tij i drejtpërdrejtë, Max Verstappen, do të nisë më pas nga “pole”, të cilit komisionerët i kanë vendosur vetëm një gjobë prej 50 mijë eurosh, pasi kanë verifikuar se piloti holandez, pasi kualifikimi sapo ka përfunduar, ka prekur krahun e pasmë të Mercedesit të Hamiltonit, por pa qëllim.

Përpjekja e Lewis Hamilton për titullin e tij të tetë të kampionit botëror, bëhet gjithnjë e më e vështirë. Piloti i Mercedesit, autori i kohës më të mirë në kualifikimet e djeshme, u skualifikua dhe për këtë arsye do të niset i fundit për shkak të parregullsive të krahut të pasmë të W12-it të tij (i cili ishte çmontuar dhe sekuestruar të premten në mbrëmje), në veçanërisht në lidhje me pjesët lëvizëse të DRS.

Pas këtij vendimi, pothuajse është e pamundur që Hamilton të arrijë në zonën e pikëve, e cila në kualifikimet e Sprintit përkon me atë të podiumit. Pa harruar, se në pozicionin në të cilin do të kalojë vijën e finishit sonte, të dielën në startin e Çmimit të Madh të Brazilit, Lewis do të duhet të shtojë pesë penallti, si pasojë e zëvendësimit të motorit me djegie të brendshme.

Sa i përket Verstappenit, komisionerët morën vendimin e tyre, pasi shqyrtuan disa pamje të episodit, në qarkun e brendshëm të makinave të Alonso, Bottas, të Verstappen dhe Hamilton. Masa e sanksionit shpjegohet me faktin, se episodi nuk ka shkaktuar dëm të drejtpërdrejtë dhe se nuk ka precedentë ndëshkimesh për raste të këtij lloji. Komisionerët, megjithatë, “paralajmëruan” ekipet që në të ardhmen, raste të këtij lloji mund të gjenerojnë dënime edhe më të rënda.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll