Sport

Donnarumma e pranon: “Rivaliteti me Navas më shqetëson, qëndrimi në stol më dhemb”

13 Nëntor 2021, 16:21 Nga DOSJA

ITALI – Aventura e PSG-së nuk po shkon siç ishte planifikuar. Pak muaj pas transferimit nga Milani në Paris, Gigio Donnarumma, pranoi për herë të parë të vërtetën e tij të dhimbshme: “Më lëndon qëndrimi në stol, më shqetëson rivaliteti me Navasin”. 22-vjeçari alternohet nga Pochettino, por për momentin ai ka luajtur vetëm 7 nga 17 ndeshje: “Situata do të zgjidhet shpejt, jam i bindur”.

Në verë Donnarumma u largua nga Milani, si një lojtar i lirë për një aventurë të re profesionale: një skenë si protagonist në ekipin e ëndrrave të krijuar nga PSG dhe shansin për të fituar Champions League.

Megjithatë, disa muaj më vonë, Gigio, jo vetëm që aktualisht po fiton më pak se sa i kishin propozuar kuqezinjtë, por mbi të gjitha luan shumë më pak se sa pritej, i bllokuar në alternim, me një tjetër portier të nivelit si Keylor Navas.

Dy ndeshje në Champions League, me shumë penallti të pritura, kundër Leipzig dhe pesë (nga 13) në Ligue 1, janë shumë pak portierin kombëtares së Italisë: “Te Milani isha mësuar të luaja gjithmonë nga fillimi dhe nuk është e lehtë, – komentoi ai “TNT Sports”. – Rivaliteti me Navasin më shqetëson, por nuk ndikon në performancën time. Ndonjëherë qëndrimi në pankinë më dhemb, por situata do të zgjidhet”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll