Aktualitet

‘Makthi’ i  bankave, kush ishte Dumani nga Vlora që sot u vra me Mihasin

13 Nëntor 2021, 22:06 Nga DOSJA
‘Makthi’ i  bankave, kush ishte Dumani nga Vlora që sot u

TIRANË– Armando Dumani, 26-vjeçari që ishte pasagjer në mjetin ku dhe u ekzekutua sot, ishte një person që kishte rekorde kriminale mbi shpinë. Dosja.al ka mësuar se Dumani ishtem e origjinë nga Vlorë, por prej vitesh rezulton të jetë shpërngulur në Tiranë, në zonën e Yrshekut.

Ai ishte fqinj me Erigers Mihasin, me të cilin edhe u vra sot dhe të dy shiheshin shumë shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Në vitin 2012 Dumani ka qenë i arrestuar bashkë me disa persona të tjerë për një sërë grabitjesh në banka të ndryshme. Asokohe banda e tyre u kthye në “makth” për bankat, deri në shkatërrimin e saj nga policia, por edhe Dumani sot rezultonte i lirë.

Ai ishte në një bar në zonën e Astirit me Mihasin. Më pas të dy hipën në Audi-n e 32-vjeçarit dhe dolën në rrugën kryesore ku iu zu pritë nga atentatorët. Të dy ndërruan jetë në vend.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet atentat me dy viktima ne astir erigers mihasi vritet armando dumani vritet erigers mihasi atentat me dy viktima ne astir erigers mihasi vritet armando dumani vritet erigers mihasi

Sondazh

Poll