Sport

Bastoni dhe Kalabria “KO”, Biraghi largohet nga “azzurrët” për arsye personale…

13 Nëntor 2021, 15:53 Nga DOSJA

ITALI – Të hënën në Belfast, Italia do të luajë për t’u kualifikuar drejtpërdrejtë në “Katar 2022” dhe këtë do të kërkojë ta bëjë pa Alessandro Bastoni dhe Davide Calabria. Pasi mungoi në ndeshjen kundër Zvicrës, mbrojtësi i Interit u rikthye në shtëpi për shkak të përkeqësimit të dëmtimit, që e detyroi të largohej gjatë derbit. Vendin e tij e zuri Gianmarco Ferrari i Sassuolos. Sakaq, Davide Zappacosta i Atalantas do të zëvendësojë mbrojtësin kuqezi, i cili ka shfaqur probleme muskulore në pulpë. Është larguar edhe Cristiano Biraghi për arsye personale.

Mungesa të tjera të rënda këto për Mancinin, i cili tashmë është dashur të heqë dorë nga tetë të padisponueshëm, por edhe Interi dhe Simone Inzaghi janë në ankth për kushtet e Bastonit, i cili pasi të kthehet në Milano, dëmtimi i tij do të vlerësohet më mirë në orët në vijim.

Gjithsesi, paraprakisht në rrezik është prania e tij në ndeshjen e madhe kundër Napolit. Po ashtu rrezikohet edhe prania e Kalabrisë në udhëtimin e Milanit në Firence, të planifikuar për të shtunën në mbrëmje.

26 lojtarët e thirrur nga Mancini për ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut janë:

Portierë: Alessio Cragno (Cagliari), Gianluigi Donnarumma (Paris Saint Germain), Alex Meret (Napoli), Salvatore Sirigu (Genoa).

Mbrojtës: Francesco Acerbi (Lazio), Leonardo Bonucci (Juventus), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Emerson Palmieri (Lyon), Gian Marco Ferrari (Sassuolo), Gianluca Mancini (Romë), Davide Zappacosta (Atalanta).

Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Danilo Cataldi (Lazio), Bryan Cristante (Roma), Jorginho (Chelsea), Manuel Locatelli (Juventus), Matteo Pessina (Atalanta), Tommaso Pobega (Torino), Sandro Tonali (Milan).

Sulmues: Andrea Belotti (Torino), Domenico Berardi (Sassuolo), Federico Bernardeschi (Juventus), Federico Chiesa (Juventus), Lorenzo Insigne (Napoli), Giacomo Raspadori (Sassuolo), Gianluca Scamacca (Sassuolo).

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll