Sport

Barazim me zemër/ Nga 2-0 në 2-2, Shqipëria U-19 shtang Serbinë në minutat e fundit

13 Nëntor 2021, 15:09 Nga DOSJA
Barazim me zemër/ Nga 2-0 në 2-2, Shqipëria U-19 shtang

ELBASAN-Kombëtarja e 19-vjeçarëve nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 ndaj Serbisë për kualifikueset e Europianit. Takimi zhvilluar në Elbasan u luajt me një ritëm të kënaqshëm dhe për mënyrën si rrodhën ngjarjet, ky barazim është cilësuar si fitore për përfaqësuesen drejtuar nga Armando Cungu.

Përfaqësuesja serbe kaloi dy herë në avantazh, fillimisht do të sihte Mitjulikic në minutën e 42′ që do të shënonte golin e avantazhit, ndërsa Lazetic do të dyfishonte shifrat në minutën e 77′. Shqipëria nuk kishte më se çfarë të humbiste dhe Nërguti në minutën e 84′  dhe Shpendi tre minuta më vonë shënuan për kuqezinjtë.

Kuqezinjtë marrin pikën e parë në grup përballë një kundërshtari të vështirë, ndërsa 3 ditë më vonë, do të ndeshen me Maqedoninë  e Veriut po në “Elbasan Arena” duke tentuar të marrin fitoren e parë në Grupin 7.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport armando cungu serbia shqiperia armando cungu serbia shqiperia

Sondazh

Poll