Sport

Dybala ndalet, dëmtim në gju për Bentancur, Juvja në ankth…

13 Nëntor 2021, 11:25 Nga DOSJA
Dybala ndalet, dëmtim në gju për Bentancur, Juvja në

URUGUAJI – Për Allegrin dhe Juven, lajme të këqija vijnë nga Montevideo. Gjatë natës, në orët e para të mëngjesit në fakt, Uruguaji dhe Argjentina sfiduan njëri-tjetrin për kualifikueset për Kupën e Botës “Katar 2022”, ku “albicelestet” fituan 1-0 falë golit vendimtar të Di Marias pas 7′.

Megjithatë, në këtë ndeshje lajmi janë dëmtimet e dy lojtarëve të Juventusit: Dybala dhe Bentancur. “La Joya”, titullar me Argjentinën pas dy vitesh, hera e fundit ishte 18 nëntor 2019, po kundër Uruguajit, pasi i dha parizienit një asist për golin që vendosi ndeshjen, qëndroi në dhomat e zhveshjes për një problem muskulor. Në fushë, në vend të tij në pjesën e dytë u fut Correa.

Pikërisht në tentativën e suksesshme për të bllokuar “Tucu”, u dëmtua Bentancur, i cili ngriti flamurin e bardhë për një problem në gju në minutën e 76-të. Kushtet e të dyve lojtarëve juventinë do të vlerësohen në orët në vijim, por shtohen shqetësimet në kuadër të ndeshjes të së shtunës, në orën 18:00, në “Olimpico” kundër Lazios.

Allegri kundër “bardhekaltërve” kryeqytetas do të duhet të bëjë pa Chiellinin, jashtë për shkak të një dëmtimi në tendinën e Akilit, ndërkohë që De Sciglio duhet të kthehet mes Chelsea dhe Atalanta. Tani “Zonja” rrezikon të humbasë edhe Dybalan dhe Bentancur. Argjentinasi ka qenë jashtë nga fundi i shtatorit deri në mes të tetorit, por ka luajtur gjithmonë në javët e fundit, ndërsa uruguajani ka gjetur pak hapësirë ​​në mesfushën e Juventusit.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll