Aktualitet

U arrestua për gërmim pa leje, vëllai i 39-vjeçarit kërkon drejtësi: Ka dhe të tjerë

13 Nëntor 2021, 12:32 Nga DOSJA
U arrestua për gërmim pa leje, vëllai i 39-vjeçarit

FIER- Vëllai i Sajmir Toskës, që u arrestua ditën e djeshme në Patos, pasi u kap në flagrancë duke gërmuar në tokën e tij, Admir Toska ka deklaruar se do të kërkojë drejtësi për vëllain e tij. Gjatë një pronocimi për mediat, ai u shpreh se edhe pse nuk kishin marrë leje për gërmim, ata nuk janë të vetmit që po e bënin këtë. Sipas tij ka dhe shumë persona të tjerë që po gërmojnë, por nuk janë shoqëruar në Polici.

“Po gërmonte dhe tek toka e tij. Leje nuk kemi marrë për të hequr dherat, nuk e di çfarë ka bërë vëllai sepse unë skam qenë këtu. Këtu ka gati 7 vite që s’kemi gërmuar, vetëm pardje nisëm të gërmonim. Ka edhe të tjerë që gërmojnë si puna jonë por nuk janë shoqëruar nga policia. Dheun nga këtu e merrnin e hidhnin në Zharrëz. Do të kërkojmë drejtësi sepse vetëm tek ne bëhet kjo gjë”, tha Toska.

Në lidhje me këtë rast, Polica e Patosit ka arrestuar edhe katër zyrtarë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet admir toska sajmir toska admir toska sajmir toska

Sondazh

Poll