Aktualitet

Nuk morën masa kundër krimit mjedisor, arrestohet kryeinspektori dhe 3 zyrtarë

13 Nëntor 2021, 09:30 Nga DOSJA
Nuk morën masa kundër krimit mjedisor, arrestohet kryeinspektori  dhe

PATOS- Katër zyrtar të Inspektoriatit Vendosur të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos janë proceduar openalisht për shpërdorim detyre. Mes katër zyrtarëve të proceduar penalisht është edhe kryeinspektori Amarildo Gushi. Tre zyrtarwt e tjerw tw arrestuar janw Xhuljano Collari, Dashnor Lamcaj, Lindita Peta.

Bëhet me dije se personat e mësipërm nuk kanë kryer detyrën e tyre, për të marrë masat e duhura kundër Sajmir Toskës, i cili po gërrmonte tokën për të ndërtuar një godinë në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për dokumentimin e krimit mjedisor të ndodhur në kodrat e fshatit Zharrëz, Patos. Procedohen penalisht 4 shtetas për shpërdorim detyre. Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme mbi arrestimin në flagrancë të shtetasit S. T. i cili u kap nga shërbimet e Policisë, duke gërmuar dhe shpërdoruar tokën për të ndërtuar në mënyrë të paligjshme, gjë që ka sjellë prishjen e strukturës së tokës, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasit:

A. G., 31 vjeç, banues në Patos, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos. Xh. C., 27 vjeç, banues në Patos, me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos. D. L., 63 vjeç, banues në Patos, me detyrë Inspektor Kontrolli i Territorit në IVMT në Bashkinë Patos. L. P., 58 vjeçe, banuese në Patos, me detyrë Specialiste për Administrimin dhe Mbrojtjen e Tokës në Njesinë Administrative Zharrëz.

Këta shtetas nuk kanë kryer detyrën funksionale mbi parandalimin dhe marrjen e masave të veprimtarisë së paligjshme të ndryshimit të regjimit juridik të tokës nga ana e shtetasit S. T. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet patos policia e fierit procedohen 4 zyrtar te insoektoriatit patos policia e fierit procedohen 4 zyrtar te insoektoriatit

Sondazh

Poll