Aktualitet

Aksident në Yzberisht! Përplaset nga makina 13-vjeçari, dërgohet në spital

13 Nëntor 2021, 12:15 Nga DOSJA
Aksident në Yzberisht! Përplaset nga makina 13-vjeçari,

TIRANË– Një 13-vjeçar është aksidentuar paraditen e sotme në zonën e quajtur ‘Kthesa e Yzberishtit’ në kryeqytet. I mituri është përplasur nga një mjet i cili kishte për drejtues personin me inicialet E.Ç. Fëmija u lëndua nga përplasja ndaj është dërguar menjëherë në spital, aty ku ndodhet jashtë rrezikut për jetëm. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Me datë 13.11.2021, në orën 12:10, në vendin e quajtur “Kthesa e Yzberishtit”, mjeti me drejtues shtetasin E. Ç., ka aksidentuar një shtetas të mitur 13-vjeçar, i cili për pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane perplaset 13-vjecari ne tirane tirane aksident ne tirane perplaset 13-vjecari ne tirane tirane

Sondazh

Poll